Harxhitja e pushimit

Diaspora

Harxhitja e pushimit

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 14 gusht 2014 Në ora: 21:56

Që nga 21 qershor e deri më gjashtë gusht,plot gjashtë javë ishim për pushim në Kosovë,rrespektivisht në Gjilan.
Këte shkrim e titullova kështu pasi që pushimin nuk mund e shfrytëzova racionalisht,por e harxhova sipas diktatit të rasteve,të shumtën kundra vullnetit tim.
Nuk më doli hesapi…
Tërrnocalia çka e bënë hesap të dielën,në mbrëmje,në shtëpi;të hënën në Bujanoc nuk i del(hesapi tamam).
Pata bërë përllogaritjen e programit se ku dhe qysh do ta kaloj pushimin,por ndërhynin raste të tjera që ma prishnin rendin e programit,i cili shtyhej deri në papërfundim.
Këtu mu kujtua agjenda e një operatori,të cilit rastet urgjente i ndërhyjnë dhe ia prishin rendin e agjendës.
Në rend të parë kisha vizitën te Dardha në Rrafsh ,pranë Lamës së Ramës,ku pushojnë eshtrat e prindve,vëllaut dhe të afërmëve të tjerë,por nuk u realizue.
Tash një vit pritje është i gjatë,veçmas për moshën dhe gjendjen time shëndetësore.
Të shpresojmë!
Në Poliqkë te motra e dhëndrri nuk mund dola fare,ndonëse gjithmonë i kam vizituar dhe më kanë pritur me nderime.
Aty ndjehem shumë i lirë,jo si te dhëndrri.
Populli thotë:-Ku të presin mirë,shko më rrallë.
Po ku të presin keq, mos shko kurrë.
Unë nuk u nisa nga këto parime,por rastet e ndërmjetme ma ndryshonin itinerarin.
Me disa nga shokët dhe krijuesit u takova vetëm në blic formë.Kushëriri,Hasan Bunjaku,më vizitoi në shtëpi shkurt,sepse gruaja me do punëtore mirreshin me pastrimin e shtëpisë,që nuk përshtatej me ndejën tonë.
Shoku,ish kolegu,dhëndrri,Halil Shkodra më voziti deri në „Lura“,ku ma çiti edhe një kafe dhe më kthej në shtëpi.
Nuk e di për çfarë pengesash nuk i vizitova:kushëririn-Fehmiun dhe ish kolegun e shokun,Zymber Beshtica.
Nuk ka vend për hidhërim.Është bërë një kapërcim i pa qëllimshëm.
Me Sabit Rrustemin biseduam që ta bëjmë promovimin e librit” Thesare të Paharruara”.Mendova t`i pres të mijtë sa të vijnë nga Zvicërra,por kur erdhën ata,primatin e muerën ngjarjet tjera familjare.
Unë prapë në pritje,nëse edhe koha ka durim për pritje?!
Pasi nuk mu dha rasti ta vizitoj nergut Desivojcën,vendlindjen time,po më bëhet që fare nuk kam qenë në Kosovë.
Pushimi i sivjetëm nuk më fjeti në hatër.
Edhe në lexim e shkrime mbeta prapa.
Pushimin tjetër,nëse më jipet rasti,do ta drejtoj vetë,
Pa u dhënë shumë hapësir ngjarjeve të rasitit.
Kishim në plan me Hasan Bunjaku të shkonim një ditë te Jahir Rr. Bunjaku për një bisedë të ndejshme treshe që të eksplorojmë emrat e desivojcasve për dy breza më të vjetër.
Edhe kjo mbet varrur në gozhdën e pritjes.
Tash varet kush pret dhe kush do të pres deri në vitin tjetër?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat