Ditët e Diasporës, sot manifestimi qendror në Prekaz

Diaspora

Ditët e Diasporës, sot manifestimi qendror në Prekaz

Më: 2 gusht 2014 Në ora: 08:27

Ministria e Diasporës çdo vit e organizon manifestimin kryesor që shënon “Ditën e Diasporës dhe të Mërgatës”, për nder të bashkatdhetarëve tanë.

Edhe këtë vit, ky manifestim mbahet në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Me këtë rast, përpos programit kulturor,ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, do t’i ndajë çmimet vjetore për “Mërgimtarin/grupin më të suksesshëm të vitit”.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Diasporës, para fillimit të programit, ministri Makolli, bashkë me të ftuarit e tjerë, do të bëjë homazhe te varrezat e familjes Jashari .

Manifestimi mbahet sot duke filluar nga ora 20:00 në Prekaz, kompleksi memorial “Adem Jashari”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat