Kthehet n´atdhe Shaban Cakolli

Diaspora

Kthehet n´atdhe Shaban Cakolli

Nga: AGIM GASHI Më: 30 korrik 2014 Në ora: 22:17

U ngrys qielli e Karadaku
Gjëmoi bjeshka edhe Gjoli,
Sot po niset që përgjithmonë
T´kthehet n´atdhe Shaban Cakolli.
O Shaban lulja e mërgimtarit
O poeti i fjalës së bardhë,
Kthimi yt në tokë dardane
I përloti shumë shqiptar.
II
Çka që qajnë sot yjt e dielli?
Pse po qajnë dhe sytë e mi?
Miku i t´gjithë po largohet,
Nuk na tha as lamtumirë!
Qajnë librat në vitrina
Qajnë vargjet në poezi,
Po e qajnë Shaban Cakollin
Po e qojnë të vdekur n´shpi.
III
Në vend të huaj i mërguar
Kurr su ndale për atëdhe,
O Shaban Ti nuk ke vdekur
I gjallë do t´jesh gjithmonë për ne.
Sot udhëton për në Krilevë
Të pret fisi e të pret miqësia,
Me të përcjell n´banesë t´gjithmonshme
Në atë vend ku e rrokë freskia.
IV
Ti jetoje me shpirt t´përvëluar
Në varre miqëve vargje dërgoje,
Me freskinë e mërgimtarit
Edhe varret ua ndriqoje.
Lamtumirë o miku i vjetër
Që e doje aq shumë sharkinë,
Lotët faqeve për Ty po rrjedhin
Ujisin këngën dhe melodinë.
30.07.2014
Düren

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat