Ekstremistët islamikë nga Kosova përkrahin arabët që mbështesin Serbinë dhe e mohojnë Kosovën!

Diaspora

Ekstremistët islamikë nga Kosova përkrahin arabët që mbështesin Serbinë dhe e mohojnë Kosovën!

Nga: Rrezart Kalaja Më: 30 korrik 2014 Në ora: 17:23

Nëse për palestinezët, Kosova gjithmonë paska qenë pjese e Serbisë, atëherë edhe Gaza dhe Bregu Perëndimor gjithmonë kanë qenë pjesë e Izraelit!
Përgjigjeje patologjistëve xhihadist si Gëzim Kelmendi dhe të disa qyqarëve të vetëvendosjes që derdhin lot krokodili për popullin palestinez, që zyrtarisht në qendër të Beogradit ta përdhunon shtetin dhe ta mohon Kosovën si shtet. Ju përgjigjem fundamentalistëve të rrymave ekstremiste që përkrahin mohuesit e shtetit të Kosovës: Lufta e ashpër që po zhvillohet në kohët e fundit mori një përshkallëzim në mes të forcave izraelite dhe atyre palestineze, nga e cila po i qet në pah disa mbeturina të rrymave të krahut ekstremist islamik tek myslimanët e Kosovës. Këto fundërrina antishqiptare dhe dorë e zgjatur e ish pushtuesve, fatkeqësisht po viktimizojnë edhe ndonjë shqiptar duke e mashtruar nga propaganda e ekstremizmit patologjik dhe veprimtarisë destruktive të "Partisë islamike të Drejtësisë" të devalvuar edhe nga PD-ja e Hashim Thaçit e përbëre nga ekstremi islamik dhe xhihadist në Kosovë.
Gëzim Kelmendi, ka bërë thirrje për mos konsumim të Coca-Coles, Fantës, Sprite dhe Schveppesit si hakmarrje ndaj Izraelit, që sipas tij, këto pije prodhohen nga “regjimi” që po vret palestinezët!!!???... Njeriut nga të dëgjuara të tilla i vjen të vjell nga aq njerëz brutal që i mbanë toka e Kosovës si, armiq të përbetuar të saj, aq naiv, aq primitiv, aq të prapambetur me arsim dhe kulturë mesjetare,

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat