Rrahje në spital në mes të shqiptareve dhe peruanëve

Diaspora

Rrahje në spital në mes të shqiptareve dhe peruanëve

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 19:12

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Bozen (Bolzano) të Tirolit jugor, Itali, ka ndodhur një rrahje masive në mes të dy grupeve të të huajve. Bëhet e qartë se në zënkë janë përfshirë gjashtë shqiptarë dhe tre peruanë, shkruan portali stol.it.
Pas ndërhyrjes së policisë, palët në konflikt u ndanë. Por, vetëm pak orë më vonë zënka ka vazhduar, madje kësaj here në spital! Në ambientet e ndihmës së parë, në mes të spitalit në Bozen, të dyja grupet kanë vazhduar rrahjen.

Sërish kanë ndërhyrë policia dhe karabinierët dhe pasi i kanë ndarë, ka ushtruar kallëzime penale për personat përgjegjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat