Ëndrra e ditëlindjes sime

Diaspora

Ëndrra e ditëlindjes sime

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 16:19

Më 27.07. 2014 kam ditëlindjen time. Si çdo herë edhe kësaj radhe do të jetë si ditët tjera të zakonshme!

Me plisin e babait tim
Po vjen ditëlindja ime. Vjen si ditë e qetë, siç vijnë të gjitha ditët. Por sytë e mi nuk shohin veçse zymtësi. Zemra ime po çmendet nga furtunat e jetës. Plagët e saj të thella derdhin gjakun rrugëve të dhimbjes.

Për pak ditë vjen ditëlindja ime. Linda me shenjën e luanit. Në ditën e mirë të së premtes. Në ditën e bukur të verës, kur njerëzit korrnin e ndërtonin jetë. Por, më ka treguar nëna më vonë, askush nuk u gëzua për ardhjen time, veç ajo që më ushqeu me gjakun e saj. Pasi erdha në jetë, asaj shpesh i mungoi edhe buka. Isha fëmija i parë, u bëra dhembja e parë, në shtëpinë e varfër, në Ballkanin e shqetësuar.
Sa vite kanë kaluar? Koiçidencë e çuditshme: botë e keqe, sillesh e përsillesh rreth meje, e unë,sot, përsëri, jam i uritur për bukë, jam i etur për ujë.
Jam i etur për dashuri nëne, jam i etur për dashuri atdheu, jam i etur për dashuri gruaje, jami i etur për dashuri familjeje.

Zot! Përse m’i ke mohuar?

Ku je, gjyshi i Gashëve, po ti, babai im? Ku është kulla jonë? Ku është biografia e saj? Ku është Neli, biri im?
Kanë shkuar, kanë shkuar dhe unë s’e kam prekur ende qiellin, ndërsa stina ime po mbaron!
Dhe ai lejlek që vinte dikur, e harroi rrugën, se kulla jonë, kulla e Gashëve nuk është më!
Ja erdhi edhe ditëlindja ime. Një thirrje kam. Një lutje bëj:

O njerëz! Gjaku e fisi im! Miqtë e mi! Ooooooooooo populli im! Për ditëlindjen time të gjashtëdhjetë, më dhuroni vuajtjet tuaja, hallet, urinë, brengat, mallin,vetminë, borxhet.
Dhe mbani për vete lumturinë, gëzimin, dashurinë, buzëqeshjen...
E nëse nuk keni ku tandizni zjarrin tuaj, fërkojeni për zemrën time, ju lutem!
Aty do të gjeni zjarr për gjithë tokën e Arbrit!
Qofshi gjithnjë të lumtur!
Jetova me ëndrra.Ëndërrova në gjumë dhe i zgjuar. Por, medet! Ishin dhe mbetën vetëm ëndrra!
U përballa me vrasësin tim, që tinëzisht e pa mëshirë hyri në trupin tim. Dhe unë isha e jam krejt vetëm, vetëm me katër faqe te zhveshura të mureve, në dhe të huaj, në shtëpi të huaj. Tani më bën shoqëri edhe Ai që jeton në mua. I ngre zërin televizorit, për mua e për atë, që vetmia të na mbushet me zhurmë. Eh si është jeta?! Prisja vdekjen e dikujt, që jeta ime të zgjatet pak. Më tmerronte ky vrasës me qetësinë e tij. Ma numëronte çdo përtypje nofullash e bile edhe kafshatët e gojës. Nuk isha e as nuk jam në ëndërr. Shpresat treteshin nga egërsia e vrasësit tim. Ai kërkonte e ndoshta akoma e kërkon lëkurën time dhe unë, i detyruar, i bëja vend në sofër. Mos qofshi kurrë “unë”.
Unë me mikun e panjohur,ujë po pim nga kroi i harruar. Dhe mendojmë, me dhimbje, se nuk të bëhet shtëpia jote, ky kotec i huaj.
Mendoja se nuk të bëhet shpëtimtar, një pjesë trupi, e huaj. Ishim gabuar.Tani jetoj falë vllaut apo motres sime që jeton në dy botrat tona. Ai jeton në mua. Ai dhe unë tani jemi një. Dhe jemi një që po na duket si asnjë. Jemi falë doktorëve të Aacheni dhe profesor Neumanit!
Por edhe koteci i huaj po më mjafton!
E vështirë, e tmerrshme, e rëndë, e egër është pritja që të të mbajë gjallë ndonjë dorë e huaj.
Dhe ju, miqtë e mi, mos harroni të më dërgoni dhuratat që ju kërkova. Do t’i marr me vete.
Të gjitha urrejtjet me vete do t’i marr.
Asnjë të keqe nuk do lë në këtë botë.
Që tek ju të mbretërojë dashuria,
Për jetë e mot!
Edhe pse nuk vdiset pa thënë Zoti!
17.07. 2013-2014
Düren A.G.
AGIM GASHI:ENDERRA E DITELINDJES SIME
Poemë

A është e mundur
Në këtë ditë kaq të qetë
Për mua e zymtë
Ndërsa në zemrën time
Çmendet furtuna e jetës
Ia çkapërderdhë plagët zemrës sime
E çkapërderdhë qiellin
Shpirtin sma lë rehat

Kamë lindur më 27.07....
Me shenjën e Luanit
Ditë e premte
Stina e verës
Njerëzia korrnin
Fshinin
Ndërtonin
Për mua askush
Dert nuk kishte
Edhe pse isha fëmiu i pare
Nëna më pat thënë
Më shumë ishe i uritur se sa ngi
Në Ballkanin e shqetsuar
Hej botë e shkretë
Si sillesh e përdridhesh
Rreth unit tim
Çkoinçidencë
Edhe sot i uritur
Për bukë
I etur për ujë
Për dashuri nëne
Për dashuri atdheu
Për dashuri gruaje
Për dashuri familjare
O ZOT
Pse asgjë nuk kam

Kulla e gashëve
Nuk ishte rastësi
Ajo është kujtesë
Mbamendja ime
Me faqe plot biografi
Që tani as rrënojë si gjen
Gjyshi i vdekur
Babai shkoi pas tij
Nelin ma vranë
E unë sa se kam prekur qiellin
Po mbaron edhe stina ime

Isha fëmijë atëherë
Botën shihja me njëqind ngjyra
Mbi kullat tona
Oxhaqet nxirrnin tym çdo ditë
Më një verë
Mbi majën e oxhakut
Ishte lëshuar një ljejlek
Që kurr sdo ta harronte qerdhen e vetë
Thonin se ishte fati
Por ja që humbi kulla
Humba dhe unë
Në përjetsinë time

II
Edhe pak ka mbetë
Ditëlindja ime po ofron
As Zoti më spo më dëgjon
Unë spo mundem
Ta drejtoj fatin tim
Duke e përcjellë leljekun në fluturim
Atë zog shtegtar
I paskan rënë puplat
Memzi krahët shpalosë
Jeta në mbarim

III
O njerz
O miqtë e mi
O gjaku e fisi im
Ju lus e ju përkulem
Deri në tokë
Këmbët ua puthë
Për ditëlindjen time
Dhuromëni vuajtjet e juaja
Dhuromëni hallet
Urinë
Brengën
Mallin
Vetminë
Borgjet...
Këto do të ishin
Dhuratat më të shtrenjëta
Në pesdhjetetetë vjetorin
E shekujve të mi
Për vete ndalni lumturinë
Gëzimin
Dashurinë
Qeshjen...
E nëse nuk keni ku ta ndizni zjarrin
Ju lutem
Fërkojeni për zemrën time
Ka zjarr për tërë token e Arbërit
Qofshi të lumtur gjithnji

Gjithmonë me ëndërrat jetova
Endërrova fjetë e zgjuar
Endërrova edhe Morenë
Edhe unë isha si arbëreshët
E me ta nuk më lidhte vetëm kënga
Nuk më ldhte vetëm gjuha
Por më lidhte edhe dhembja
Endërrova edhe për dashuri
Për Kosovë
Për Shqipëri
Për liri
Për varret e të parëve
Për histori e lavdi
Po kursehen nga fjalët e mëdha
Se ato janë zbraztësi
Ndjellin fatkeqësi
Distancohem edhe nga vetja
E më mire të më ruaj Zoti
Se sa robi
Hej o njez
Zoti e di
Kur duhet të ik

IV
Po jetoj me vrasësin
Që më ka hyrë në trupin tim
Pa askend pranë
Rrënqethem
Ndez me rrëmbim aparatin televiziv
Ia lëshoj zërin e lartë
Të më mbushet dhoma zhurmë
Përjetoj të harruaren
E pamundur
Nuk jamë në ëndërr
Prku rreth vetes
Pastaj shtrydh një puçërr në trup
Pëshpëris
A do ta shporr vrasësin tim
Që me të ha kafshatat e bukës së mykur
Nganjëherë bëj qef
Gjithnji me vrasësin tim
Ai mi ka numruar lugët
Mi numron përtypjet e nofullave
Deri kur do të përtypem
Sa do të kem për tu përtypur
A mësova diç nga përtyoja
Smë lë rehat jo

Dikur zgataraqesha si doja
Se isha në shtëpinë time
E kur të jesh në shtëpinë tënde
Bën ç´të duash
Sillu si ta doj zogu i qejfit
Ndërsa tani që kam vrasësin këtu
Në dhe e shtëpi të huaj
Pres vdekjen e dikujt
Për ta shtyer jetën pak
O Zot sa trishtim kam
Pesdhjetetetë shekuj po i mbush
Po i humbë shpresat tërësisht
Nga vrasësi im kam frikë
Ai po e do lëkurën time

Buzqeshjen
Duhet ta pranoj
Endërr nuk jamë
Vrasësit tim
Vend në sofër i bëj
Mos qofshi në lëkurën time

Do të pi ujë nga kroi i harruar
E në syrin e tij do kërkoj
Engjëllin tënd
Vetëm tani jamë bindë
As koteci i huaj
Smund të bëhet shtëpia jote
E si mund të bëhet pra
Një pjesë trupi i huaj
Shpëtimtari yt
Haj kafshë e zezë
Si po të nxirrka jashtë
Edhe shtëpia jote

Dashurinë ma ka ngulfatë
Në kroin e harruar
Vrasësi im

Nuk paska gjë më vështirë
Nuk paska më tmerr
Se kur pret
Që dora e huaj
Gjallë të të mbajë
E ju mos i harroni
Dhuratat që ju kam kërkuar
Kur të iku
Me vete do ti marr
Urrejtjet e botës mbarë
Most të lë të kqija në kët botë
E juve dashuria
Për jetë e mot

17.07.2012-14
Düren A.G

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat