Sonte nisin ditët e diasporës, manifestimi qendror në Prekaz

Diaspora

Sonte nisin ditët e diasporës, manifestimi qendror në Prekaz

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 13:29

Nën udhëheqjen e Ministrisë së Diasporës, në bashkë- organizim me Komunën e Prishtinës, ftohen bashkatdhetarët, të cilët janë duke qëndruar në Kosovë, në hapjen e manifestimit “Ditët e Diasporës dhe Mërgatës” për këtë vit, manifestim ky tashmë tradicional.

Koncerti do të mbahet më 24 korrik 2014 nga ora 21:00 në Sheshin Nëna Terezë – Prishtinë, ku do të interpretojnë këngëtarë dhe rapsodë të njohur nga gjithë trevat shqiptare.

Sipas agjendës, manifestimi qendror “Ditët e Diasporës 2014” do të mbahet në Prekaz me 2 gusht prej orës tetë, në mbrëmje.

Më poshtë do të gjeni agjendën e aktiviteteve të Ministrisë së Diasporës në kuadër të “Ditëve të Diasporës 2014”, e Lorik Pustina, Udhëheqës i Divizionit për Komunikim me Publik thotë se “Ka edhe shumë aktivitete të tjera që organizohen nga OJQ-të, projekte të cilat ne i kemi subvencionuar si dhe komunat me projekte të tyre autonome të koordinuara me Ministrinë e Diasporës”.

Agjenda e aktiviteteve të Ministrisë së Diasporës në kuadër të “Ditëve të Diasporës 2014”

24.07.2014

Mbrëmje argëtuese për mërgimtarë dhe hapja solemne e “Ditëve të Diasporës”

Vendi: Prishtinë –Sheshi “ZahirPajaziti”

Ora21.00

25.07.2014

Java e filmit shqiptarë për diasporë 2014

Vendi: Prishtinë –Sheshi “Zahir Pajaziti”

Ora 21.00

26.07.2014

Java e filmit shqiptarë për diasporë 2014

Vendi: Gjilan- Qendra e qytetit

Ora 21.00

30.07.2014

Java e filmit shqiptarë për diasporë 2014

Vendi: Prizren-Qendra e qytetit

Ora 21.00

30.07.2014

Vizitë një ditore me studentët nga diaspora-Tryeza

Vendi: Prizeren, Harilaq, Mondial park

Ora8:00-22:00

31.07.2014

Java e filmit shqiptarë për diasporë 2014

Vendi: Pejë- Qendra e qytetit

Ora 21.00

01.08.2014

Koncert me Komunën e Prishtinës

Vendi: Prishtinë

Ora: 21:00

01.08.2014

Java e filmit shqiptarë për diasporë 2014

Vendi: Ferizaj- Qendra e qytetit

Ora 21.00

02.08.2014

Vendi: Prekaz

Ora20:00

Manifestimi qendrorë “Ditët e Diasporës 2014”

03.08.2014

Java e filmit shqiptarë për diasporë 2014

Vendi: Gjakovë- Qendra e qytetit

Ora 21:00

04.08.2014

Java e filmit shqiptarë për diasporë 2014

Vendi: Mitrovicë- Qendra e qytetit

Ora:2100

05.08.2014

Orë letrare me karakter garues për shkrimtarët nga diaspora 2014

Vendi: Orllan-Podujevë, Mileniumi i ri

Vizitë: Kompleksi Zahir Pajaziti

Ora 14.00

09-10.08.2014

Ecje në Natyrë “HIKING” në “Majen e Njerit”, malet e Dragashit

Festival në Bjeshkë

Nisja nga Brod-i Ora 07:00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat