Policja angleze vjedh pasagjerët shqiptarë

Diaspora

Policja angleze vjedh pasagjerët shqiptarë

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 09:26

Ish policja angleze Alexis Scott, 39 vjeçe u akuzua në Gjykatën Mbretërore të Kentërbërit (Canterbury) për shpërdorim detyre dhe vjedhje.

Ajo akuzohet se ndërsa ushtronte detyrën si police kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në Aeroportin e Getëikut- Londër, u kishte marrë pasagjerëve shqiptarë, vietnamezë dhe turq para në shuma nga 1000-3000 stërlina.

E denoncuar nga disa pasagjerë shqiptarë dhe turq, ajo akuzohet se ka përvetësuar deri në 15000 stërlina. Këto shuma parash sekuestroheshin me arsyetimin e rremë se nuk lejohej transferimi i parave kesh në shuma mbi 1 000 stërlina.

Policja në sallën e gjyqit i mohoi fuqimisht 7 akuza për vjedhje dhe një akuzë për sjellje të pahijshme. Pasagjerëve në fakt u konfiskoheshin shumat mbi 1 000 stërlina dhe nëse ata kërkonin procesverbalin e sekuestrimit apo faturë për paratë e bllokuara u thuhej se praktika burokratike kërkon kohë dhe normalisht ata do humbnin avionin, për të cilin kishin prerë biletën. Gjithsesi policia angleze e përjashtoi Alexis Scott-in nga rradhët e veta vitin e kaluar, kur u bënë denoncimet e para në adresë të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat