Gazmendi që pikturon ëndrrat e tij!

Diaspora

Gazmendi që pikturon ëndrrat e tij!

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 19:03

Gazmend Freitag është artisti që me përkushtim të madh po lë gjurmë në artin pamor në Austri. Veprat e tij artistike janë të shumta dhe të veçanta. Jeta e tij ishte e vështirë dhe me plot sfida por që për Gazmendin të gjitha ishin të përballueshme falë punës së tij që triumfoi me sukses.
Serioziteti i të qenit piktor kërkon kohë e dije, kjo e detyron Gazmendin të kryejë studime private tek disa mjeshtër me përvojë. Punimet e Gazmendit janë me motive të shumta: autobiografike, nga rrethi jetësor, peizazhe nga vendlindja, portrete njerëzish nga më të ndryshmit, kujtime nga fëmijëria në vendlindje, punime nudo, natyrë e qetë etj. Kryesisht teknikë nga grafika me laps, shkumës e tushe, ngjyra vaji në kanavace etj. Të gjitha këto vepra arti shprehin ndjeshmërinë shpirtërore të autorit ambicioz.
''Ëndrra ime ishte te bëhem piktor. Me ardhjen time në Gjermani me 1990, ishte koha dhe momenti për tu marrë me pasionin tim në art, i cili ringjallet nga thellësia e nënvetëdijes sime. Këtu mu dha mundësia të njihem dhe konfrontohem me ngjyrat e vajit për herë të parë dhe isha i fascinuar menjëherë me to'' shprehet Gazmendi, detajet i sjell intervista në vazhdim.
Si nisi tërë kjo dashuri mes teje dhe artit. E trashëguat apo thjesht e mbizotëroni si një talent?
Dashuria dhe talenti për art më duket se ka lindur bashkë me mua. Askush në familjen time nuk është marrë me art. Kjo dashuri u zgjerua në shkollë ku krahas lëndës së gjuhës shqipe, lënda e vizatimit ishte më e preferuara për mua.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat