Demonstrata paqësore në Detroit në favor të kauzës politike kombëtare

Diaspora

Demonstrata paqësore në Detroit në favor të kauzës politike kombëtare

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 17:35

Veprimet e pushtetit Maqedonë të manifestuar në gjykimin e të rinjve shqiptarë pa prova bindëse për publikun duke futur në terr informativ tërë procesin gjyqësorë, për të linçuar disa shqiptarë, por edhe duke përbuzur në skajshmëri të drejtat e të gjithë shqiptarëve me një dënim drakonik të përjetshëm. Duke bllokuar qasjen e mediave dhe të agjencive ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, pushteti krijojë bllokadë ndaj avoketërve mbrojtës dhe familjarëve të dënuarve, të cilët konsiderojnë se rasti i vrasjes në liqenin e Mavrovës është i fabrikuar dhe për nga përmasat mund të jetë identik me atë të vrasjes së gjashtë të rinjve serbë në Pejë të cilin e kishte urdhëruar dhe ekzekutuar regjimi Milosheviqian, për të akuzuar shqiptarët dhe ngritur pezmin e militantëve dhe paramilitarëve serbë, të cilin e pranoi publikisht kryeministri serb Vuçiniq; dhe ç'mbeti atëherë përveç shprehjes së pakënaqësisë përmes demonstratës në Shkup, duke u përhapur në tërë Maqedoninë dhe në të gjitha tokat shqiptare, duke shpërthyer në shtratin e demokracisë globale në perëndim ku punojnë dhe jetojnë shqiptarët. Ai erupsion i ndjenjave nacionale dhe demokratike u përhap edhe në SHBA, në të gjitha qytetet e mëdha, përfshirë edhe këtë të djeshmin në zemrën e Detroitit.
Demonstrata është përdorë për të treguar një këndvështrim tjetër lidhur me ngjarjet në Maqedoni, në lidhje me një çështje të hapur kombëtare por edhe publike, veçanërisht në lidhje me një ankesë e perceptuar si padrejtësi shoqërore. Një demonstrim që nga pjesëmarrësit konsiderohet i suksesshëm, duke shtruar çështje politike, ekonomike, dhe sociale.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat