Vdiq veprimtari Zenel Osmanaj

Diaspora

Vdiq veprimtari Zenel Osmanaj

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 17:35

Në moshën 64-vjeçare, në Rottweil të Gjermanisë, më 19.07.2014, vdiq veprimtari i shquar në Baden Württemberg dhe Gjermani, Zenel Osmanaj. I ndjeri ishte themelues dhe kryetar shumëvjeçarë i Shoqërisë Kulturore Shqiptare "Iliria" në këtë qytet, e cila, me aktivitetet e shumta humanitare, kulturore, sportive dhe shoqërore, njihet në gjithë diasporën shqiptare. Zenel Osmanaj, në Gjermani, shkoi nga Rugova e Pejës në moshë tejet të re dhe që atëherë, u angazhua për orgnizimin e bashkëatdhetarëve, themelimin e shkollës në gjuhën shipe dhe forcimin e lidhjeve të mërgatës së Badenit Jugor me institucionet e këtushme. Kontributi i tij i gjithanshëm, nga bashkëatdhetarët, vlerësohet lartë. Me vdekjen e tij, diaspora, shkolla shqipe dhe klubet shqiptare, humbën një verpimtar të agazhuar, që gjithnjë, pa u lodhur ishte në funksion të organizimit të mirëfiltë të mërgimtarëve dhe afirmimin e vlerave tona. Kontributi i tij u verësua lartë edhe në mbledhjen komemorative të mbajtur në lokalet e Shoqërisë „Iliria“ në Rottweil ku morën pjesë një numër i madh i bashkëatdhetarëve nga ky qytet dhe qytetet tjera të Gjermanisë. I ndjeri Zenel Osmanaj, u varros të martën (më 22.07.14), në vendlindjen e tij në Kuçishtë të Rugovës./Ç. B.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat