Përfundoi me sukses viti shkollor 2013/14

Diaspora

Përfundoi me sukses viti shkollor 2013/14

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 17:32

Të mësuarit është kaq i rëndësishëm në jetën tonë, saqë është e vështirë të gjesh situata ku nuk përfshihet. Një nga mënyrat më të rëndësishme se si mund t’u përmirësosh të ardhmen fëmijëve, është duke u përpjekur seriozisht t’u mësosh të lexojnë e të studiojnë. Leximi në vetvete është i kënaqshëm, e po kështu edhe rezultatet që vijnë prej tij. Pra, jepu libra fëmijëve që në moshë të njomë.
Nëse dëshiron të mbetesh prind i mirë, lëru fëmijëve një shembull të mirë duke iu treguar se, çdo gjë për ta fillon nga atdheu i tyre. Shpjegoju për rëndësinë e shkollës shqipe; njohjen e gjuhës amtare, kulturës dhe historisë shqiptare.

Mërgimtarët e vegjël u gëzohen pushimeve në atdhe

Bashkatdhetarët tanë që punojnë e jetojnë në qytetet Dingolfing dhe Landau an der Isar me rrethinë, janë në vlugun e përgatitjeve për pushime në atdhe. Gushti, ndryshe muaji i bashkimit, është muaji më i dashur për ta. Ky muaj do të bashkojë shumë zemra të ndara. Gëzimi për pushime në atdhe i ka pushtuar edhe shpirtrat e vegjël, të cilët me padurim po presin përfundimin e vitit shkollor 2013/’14.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat