Kosova lanson portalin për diasporën

Diaspora

Kosova lanson portalin për diasporën

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 19:59

Me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit të Kosovës me mërgatën shqiptare, si dhe me synim përmirësimin e imazhit të Kosovës në përgjithësi, është lansuar portali informativ për diasporën, i cili pritet të jetë në funksion brenda disa ditësh.

Ky projekt është mbështetur nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare në kuadër të projektit për diplomacinë digjitale.
Eshtë lansuar uebfaqja për diasporën, kosovodiaspora.org e cila do të jetë në funksion brenda disa ditësh. Kjo ëeb faqe ka për qëllim fuqizimin e lidhjes dhe komunimit në mes Kosovës me diasporën dhe anasjelltas. Qëllim i saj mes tjerash është edhe përmirësimi i imazhit të Kosovës, nëpërmjet storjeve të suksesit të shqiptarëve nëpër botë, si Rita Ora, Xherdan Shaqiri, etj.
Duke arsyetuar krijimin e ueb-faqes, Liza Gashi, menaxhere e projektit thekson se ajo është krijuar duke pasur parasysh faktin që shumë nga fqinjët publikojnë shumë storje negative për Kosovën dhe ne po mundohemi ta ndryshojmë këtë, që të publikojmë storje sukesi duke shfrytëzuar të gjithë potencialin që kemi.
Ky projekt ëshë mbështetur nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare në kuadër të projektit për
diplomacinë digjitale.
“Jam shumë i bindur që perms këtij portali do të hapim edhe një dritare më tepër në mënyrën edhe format e komunikimit të drejtpërdrejtë me mërgatën tonë, e cila sikurse është vlerësuar shumë herë paraqet një ndër potencilat më të rëndëishshëm, jo vetëm në apektin financiar dhe material sikurse shpesh here është pare,” ka thënë Ibrahim Makolli, ministër në detyrë i diasporës.
E përfaqësues të British Cuncil dhe ICK­së thanë se ndër qëllimet e tjera janë që nëpërmjet projektit për diplomaci digjitale të lobojnë për njohjen e Kosovës nga shtete që nuk e kanë bërë akoma, e në vecanti tek 5 vendet e BE­së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat