Vatra dhe Shkolla shqipe në Bronx pritën në takime lamtumirëse ambasadorin Sejdiu

Diaspora

Vatra dhe Shkolla shqipe në Bronx pritën në takime lamtumirëse ambasadorin Sejdiu

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 17:10

Bronx Nju Jork - Ambasadori Bekim Sejdiu - Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në SHBA- në largimin e tij nga Nju Jorku, për të marrë detyrën e re në shërbim të diplomacisë së Kosovës, ka zhvilluar gjatë këtyre ditëve një sërë takimesh lamtumire, me organizatat dhe shoqatat e komunitetit.
Kryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës, dr. Gjon Buçaj, i shoqëruar nga Bashkëshortja e tij Nikoleta, së bashku me anëtarët e kryesisë së kësaj shoqate, nënkryetari Asllan Bushati, z. Sergio Bytyçi, Zef Bala, Avokati Ardian Neritani, shkrimtari Halit Neza, veprimtari Simon Qafa, Bujar Gjata, dje në mesdrekë, në shtëpinë e Vatrës pritën në takimin e lamtumirës Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës, ambasadorin Bekim Sejdiu.
Takimi u mbajt të shtunën më 19 korrik në shtëpinë e Federatës PanShqiptare të Amerikës Vatra.
Ambasador Sejdiu, tha kreu i Vatranëve, dr Buçaj, ka shërbye dy vjet si Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Nju Jork dhe tash asht thirr për detyrë të re. "Ai ka qenë u shpreh dr Buçaj, shumë afërt me Vatrën, si dhe me komunitetin shqiptarë në përgjithësi ku ka qenë prezent pothuajse në të gjitha aktivitetet jo vetëm në zonën që përfshin Konsullata e Përgjithshme e Kosovës, në zonën e Tre-Shtetshit - por edhe në shtetet e largëta, deri ne Florida, Texas, Çikago, Detroit, Boston e tjera."

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat