Sa e bukur na ka dalë nusja

Diaspora

Sa e bukur na ka dalë nusja

Më: 16 korrik 2014 Në ora: 17:30

BRONX, Nju Jork - Dasmat, janë një gëzim i papërshkruar në komunitetin e madh shqiptaro-amerikanë në Nju Jork.
Shqiptarët, që jetojnë dhe punojnë në Amerikë, përmes lidhjeve të reja martesore, brenda komunitetit të tyre apo nga vendlindja, ruajnë më shumë vijimësinë e traditës së Atdheut të përbashkët, ku u përcjellin më tej brezave të rinj: gjuhën e bukur shqipe, kulturën e larmishme të zonave dhe trevave të ndryshme, zakonet e vjetra arbërore, traditat e lashta, nga të gjithë trojet etnike shqiptare nga kanë ardhur prindërit e tyre. Kjo vijimësi, është e pandërprerë për shumë dekada, qysh se kur emigranti i parë shqiptar zbriti (në Boston), për një jetë më të mirë dhe lirë në tokën e bekuar të Amerikës...
Një ditë e paharruar plot emocione gëzimi, do të mbetet për çiftin e ri Zef dhe Mrika Kçira, dita e diele, në orët e mbasditës, kur të dashuruarit zbritën nga limuzina e bardhë, të shoqëruar nga ndrikulla dhe kumbara e qindra miq dhe të afërm të familjeve Berisha dhe Kçira, që kishin ardhur për të marrë pjesë në meshën e shenjtë, mbas së cilës vendosën kurorën e martesës, në prani të Zotit.
Ata të veshur hijshëm, hyjnë dhe zënë vendet e tyre në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” dhe ndoqën me kujdes meshën e shenjtë, që dha për të gjithë besimtarët dhe çiftin e ri meshtari Dom Viktor Deda.
Bariu shpirtëror me një buzëqeshje fisnike afrohet pranë çiftit Kçira dhe bën lutjet e rastit, për kurorën e martesës, duke bekuar të rinjtë dhe më pas Zef Kçira & Mrika Berisha, ndërrojnë unazat e martesës, si shenj e dashurisë dhe besinikërisë ndaj njeri-tjetrit për gjithë jetën…
Në sfond ishte vendosur grupi muzikor me këngëtarin e mirënjohur të komunitetit tonë Gëzim Nika, i cili, gjatë gjithë kohës argëtoi me muzikë popullore tradicionale shqiptare nga treva të ndryshme të krahinave dhe qyteteve të vendlindjes, i cili, gjithnjë u shoqërua me ovacione dhe duartrokitje të zjarrta. Ai gjatë gjithë natës mjeshtërisht preku në zemër ndjenjat shqiptare me muzikë dasmash dhe popullore.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat