Ndaloni diskriminimin e shqiptarëve në Maqedoni

Diaspora

Ndaloni diskriminimin e shqiptarëve në Maqedoni

Më: 15 korrik 2014 Në ora: 17:05

Shqiptarët në SHBA protestuan të hënën para selisë së OKB-së në Nju Jork për përkrahjen e shqiptarëve në Maqedoni.
Dag Hammarskjold Plaza – OKB - Protestat që nisën të premten e javës së kaluar në Shkup - kanë marrë përmasa gjithëshqiptare. Ku me mijëra shqiptarë, gjatë këtyre ditëve në Tiranë, Prishtinë, Gjilan, Gostivar, Tetovë, Strugë, Dibër, Cyrih, Bruksel, Stamboll, Romë, Vjenë, Berlinë, Çikago dhe Nju Jork, në mbarë botën, janë përfshirë në protesta paqësore në mbështetje të protestave të Shkupit.
Shkas për këto protesta janë bërë dënimet kapitale që Gjykata themelore e Shkupit, ua dha mbas dy vjetëve hetimesh - gjashtë shqiptarëve të akuzuar për vrasjen e pesë peshkatarëve të kombësisë maqedonase në bregun e një liqeni me të njëjtin emër në fshatin Smilkovë, disa kilometra larg Shkupit.
Protesta të diasporës të cilat nisën këtë fundjavë në Britani, Austri, Gjermani, Turqi, Belgjikë, këtë herë ishte radha e diasporës në Amerikë, që të shprehte si gjithmonë mbështetjen e pakursyer ndaj vëllezërve shqiptarë, pas asaj çka ndodhi ditët e fundit në Shkup.
Sot në Nju Jork, në mbështetje për shqiptarët në Maqedoni u mblodhën për protestë gjithëshqiptare para OKB-së, me thirrjen e bërë nga Diaspora shqiptaro-amerikane-Albanian American Diaspora, qindra shqiptarë nga zona e tre-shtetëshit, madje edhe grupe shqiptarësh që kishin udhëtuar nga Detroiti, Çikago, Las Vegas, Uashingtoni.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat