Prokurori, 12 vjet burg shqiptarit, për tentimvrasje të gruas

Diaspora

Prokurori, 12 vjet burg shqiptarit, për tentimvrasje të gruas

Më: 15 korrik 2014 Në ora: 14:16

I riu 24 vjeçar nga Kosova, S. Sylbeka në janar të këtij viti kishte therur me thikë bashkëshorten duke i shkaktuar asaj plagë në kokë, qafë, krahë dhe këmbë. Pas kësaj ai kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe ishte arratisur jashtë vendit.

Pasi që policia e Kantonit Aargau kishte shpallur fletarrest ndërkombëtar, kosovari ishte kapur në Hungari dhe ishte ekstraduar në Zvicër në muajin shkurt.

Nga kjo kohë ai mbahet në paraburgim. Prokuroria e Muri-Bremgarten (Kantoni Aargau) ka kërkuar 12 vjet burg për tentim vrasjeje me paramendim.

Gruaja e plagosur, shtetase e Zvicrës, kishte shpëtuar falë ndërhyrjes mjekësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat