Demistifikimi i ontologjizmit perandorak

Diaspora

Demistifikimi i ontologjizmit perandorak

Më: 14 korrik 2014 Në ora: 17:23

Zhvillimi i letërsisë shqipe, dita ditës hapëron lirshëm e guximshëm drejt perceptimit e konfigurimit të reales. Dukshëm i shmanget ngjyrimit ideologjik ish komunist, që rezultoi në filozofinë utopike katërçipërisht. Pra, veçanërisht pas rënies së perdes së hekurt komuniste, frymohet lirshëm e thellë. Kjo rënie, nuk iku pa lënë edhe pasojat e saja sikur në shtetet “simotra”, por ku më shumë e ku më pak. S' do mend se gjatë proceseve të tranzicioneve të shoqërive njerëzore, edhe arti zhvillohet, avancohet e lirohet nga dogmatizmi. Shfaqen situata kur realja i ngjason sureales, hierarkia kthehet në anarki, ligji, që ndryshe njihet si morali i shenjtë shtetëror, devalvohet deri në pakuptimësi nga vet aparati shtetëror, përkatësisht klasa politike, pavarësisht ngjyrimeve të spektrit politik që i takojnë. Prandaj, nuk është fare për t’u çuditur, qasje letrare e artistike nga shumë krijues e personalitete nga bota e Artit. Joshja e shpërfilljes në parametrat “justifikues”, kërkon veç guximit e vullnetit, edhe talentin e krijimit, përkatësisht dëftimit të fabulës; qoftë përmes ngjyrimeve, demistifikimeve apo modifikimeve si norma të lejuara letrare.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat