Argurian Jakupaj, një yll i hotelerisë në Austri

Diaspora

Argurian Jakupaj, një yll i hotelerisë në Austri

Më: 13 korrik 2014 Në ora: 17:29

Jetojnë, punojnë dhe arsimohen në diasporë, por edhe suksesi nuk iu mungon. Nuk është i rrallë suksesi i shqiptarëve në diasporë, qoftë si artistë, dizajnerë e fusha të tjera. I suksesshëm është treguar edhe Argurian Jakupaj njëri ndër shqiptarët që jeton në Austri. Sukseset e Arguranit ndërlidhen me një fushë të veçantë. Arguriani është treguar shumë i suksesshëm në fushën e hotelierisë, sa që ka mahnitur mbarë Austrinë dhe ka bërë që mediat ndërkombëtare të interesohen e të shkruajnë për të.
Ai në moshë 18 vjeçare ka arritur të diplomojë në fushën e gastronomisë. Tani Arguriani punon si shef kamerier në një hotel shumë prestigjioz në Tirol. Babai i Arguriani, Lulëzim Jakupaj flet shumë krenar për sukseset e djalit të tij.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat