Kundërshtarë dhe aleatë

Diaspora

Kundërshtarë dhe aleatë

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 17:30

Zgjedhjet e tetë qershorit, në Kosovë jo vetëm që nuk afruan zgjidhje, por përkundrazi ato e thelluan edhe më tej krizën politike, ekonomike, institucionale, sociale e pse jo edhe etike e morale?! Përveç kësaj këto zgjedhje, mbase do të mbahen në mend si zgjedhje që në politikën e shtetit të Kosovës mund të sjellin një precedent të rrezikshëm, me pasoja për të sotmen dhe të ardhmen e vendit! Dhe atë precedent po e sjellin partitë që nuk i fituan zgjedhjet?! Ato, pra partitë humbëse, pas as zgjedhjeve, formuan një koalicion me të cilin synojnë që ato vetë të marrin pushtetin dhe partinë fituese ta lënë në opozitë?! Sa është kjo në rregull nga ana juridike dhe kushtetuese, njohësit e kësaj lëmie duhet ta thonë fjalën e vetë. Kur themi duhet ta thonë fjalën e vet e kemi fjalën për ekspertët e juridik dhe kushtetues që nuk i takojnë asnjë grupimi politik, sepse për të tillët dihet se si do të thonë. Ata ekspertë juridik që bëjnë pjesë në grupime politike do ta përkrahin grupimin e vetë politik! Nëse ky precedent kalon këtë herë, atëherë në të ardhmen vendit nuk do t`i duheshin fare zgjedhjet,sepse do të dihej që më parë se humbësit do të bëheshin të gjithë tok dhe do ta merrnin pushtetin?!

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat