Gagica: Komuna e Gjilanit krijon lehtësira për mërgimtarët

Diaspora

Gagica: Komuna e Gjilanit krijon lehtësira për mërgimtarët

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 09:42

Nazim Gagica drejtor i administratës së përgjithshme tha se këtë vit komuna ka krijuar lehtësira për mërgimtarët. Tani është funksional sistemi i aplikimeve online i cili e ka shkarkuar bukur shumë administratën. Mërgimtarët do të njoftohen me këtë sistem posa të hynë tek pika kufitare “Dheu i Bardhë” tha Gagica.
Administrata komunale e Gjilanit është e përgatitur të përballojë çfarëdo fluksi të mërgimtarëve, meqë tani me stremin e ri online janë krijuar kushte më të lehta për të pajisur apo aplikuar për një dokument raporton rajonipress.

Nazim Gagica drejtor i administratës së përgjithshme tha për rajonipress se komuna është e përgatitur që të shërbejë në mënyrë efikase dhe të shpejtë për nevojat e mërgimtarëve.”Problemet e mëparshme që e kanë përcjellur këtë administratës tani më nuk ekziston pasiqë është krijuar sistemi i aplikimeve online i cili ka bërë të mundur shkarkimin e administratës. Vetëm brenda një muaji kemi dërguar 1000 dërgesa të dokumenteve në shtëpi” tha Gagica.

Gagica tha se për këto lehtësira nga ana e administratës komunale mërgimtarët do të njoftohen posa të hynë në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”.”Për bashkatdhetarët tanë në këtë pikë kufitare kemi vendosur informatorët për t`i informuar mërgimtarët për sistemin online në mënyrë që ata të pajisen me dokumente papritur në radhë para sporteleve” tha Gagica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat