Shqiptarët në Çikago dalin në protestë

Diaspora

Shqiptarët në Çikago dalin në protestë

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 18:40

Protestë paqësore kundër dhunës policore të shtetit sllavomaqedonas, rastit "Monstra" dhe drejtësisë selektive!

CHICAGO : Shqiptarët në Illionoi dhe shtetet për rreth tij kan paralajmërura se të Shtunën(12 Korrik 2014) do të mbahet një protestë paqësore në pjesën e qytetit në Downtown Chicago në solidarizim me Shqiptarët e Iliridës - për zgjidhje të menjëhershme të së drejtave themelore të shqiptarëve në vendbanimet e tyre.
Kjo protestë, simbas faqes së interrnetit Ilirida Shkupi thuhet se do të organizohet nga shqiptarët e Illinois për të kundërshtuar dënimin e përjetshëm të 6 shqiptarve në një proces të montuar politik.
Organizatori thotë se me këtë rast komuniteti shqiptarë në Çikago dhe shtetet për rreth tij i bashkëngjitet fuqimisht protestave mbarëshqiptare që po mbahen në të gjitha trevat etnike, shqiptare që nga, Shkupi, Tetova, Gostivari, Dibra, Tirana, dhe ato ku jetojnë e punojnë shqiptarët në , New York, Londër, Stambolli dhe në Zurih.
Protesta do të mbahet ditën e shtunë më 12 Korrik në orën 1 të pasdites deri në ora 3 mbasdite para zyrës së konsullatës së IRJM/FYROM në Cikago.
Organizatorë janë komuniteti shqiptar nga Kërçova,Tetova e Gostivari me banim ne Illinois, në bashkëpunim me komunitetin shqiptar ku, pritet t'i bashkangjiten edhe shoqatat dhe organizatat e komunitetit. /B.S/INA/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat