LDK e Gjermanisë kundër koalicionit të LDK

Diaspora

LDK e Gjermanisë kundër koalicionit të LDK

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 19:59

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega Gjermani, është pozicionuar sot kundër marrëveshjes që ka bërë kreu i LDK, Isa Mustafa, me AAK-në e Ramush Haradinajt, NISMA-n dhe Lëvizjen Vetëvendose. Sipas tij, ky kolacion është i panatyrshëm.

Qazim Bajgoraliu, kryetari i degës së LDK-së për Gjermani, është shprehur kundër veçmas për nomimin Ramush Haradinajt për kryeministër të Kosovës.

"Natyra e kolaicionin nuk perkrahet nga elektorati. Kryesia e LDK po shkel mbi parimet që i ka proklamur dhe që mbështeten nga elektorati", tha në një deklaratë në edicion e lajmeve qendrore të transmetuesit publik.

Sot LDK lështoi një komunikatë, ku thuhet se kryetari i LDK, Isa Mustafa, ka marrë përkrahjen e kryesisë për koalicion LDK- NISMA-AAK, kolacion i cili mendohet se mund të marrë edhe mbështetjen e Vetëvendosje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat