Takimet kulturore ofrojnë shanse edhe për bashkëpunime ekonomike

Diaspora

Takimet kulturore ofrojnë shanse edhe për bashkëpunime ekonomike

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 17:40

Që nga 3 deri më 7 korrik në Francë dhe Zvicër qëndroi kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, i shoqëruar nga drejtori i Kulturës dhe sportit, Enver Haliti, që me 3 korrik morën pjesë në hapjen e ekspozitës së 13 artistëve figurativ në qytetin francez, Ville la Grand. Me këtë rast, ai u prit nga kryetari i komunës së këtushme, Reymond Bandet, i cili i uroi atij dhe artistëve ferizajas një qëndrim sa më të këndshëm në Francë, si dhe shprehi kënaqësinë për fillimin e këtij bashkëpunimi që ka zanafillën prej parady vitesh kur artistët francez hapën një ekspozitë në qytetin e Ferizajt.
Pas hapjes solemne të ekspozitës, ku morën pjesë personalitete arti e kulture nga pala franceze e shqiptare, kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa shprehi kënaqësinë që gjendej në mesin e njerëzve që bëjnë pjesë në komunitetin artistik. Ai u ndalë tek aspektet dhe mesazhet që ofron ky eveniment kulturor. Potencoi se populli i Kosovës dhe i Ferizajt, me shekuj është ndikuar dhe ka shprehur nderim të lartë për kulturën dhe civilizimin francez dhe se Franca, në perceptimet e qytetarëve ka qenë dhe vazhdon të jetë djepi i civilizimit dhe i kulturës moderne. Më pastaj ai falënderoi iniciuesin dhe realizuesin kësaj vizite dhe të këtij projekti, piktorin Gani Bytyçi, si dhe artistët vendas dhe ferizajas për ketë lloj bashkëpunimi kulturor, që njëherësh ka bërë që të krijohen edhe ura miqësie e bashkëpunimi në radhët e botës artistike e më gjerë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat