Polici nga Amerika në detyrë me pankartën: "Shkupi, jemi me ju!"

Diaspora

Polici nga Amerika në detyrë me pankartën: "Shkupi, jemi me ju!"

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 19:03

NEW JERSEY : Siç shihet në një foto të publikuar në rrjetin social facebook(www.shqipetar.co.uk), një polic amerikan (ka shumë mundësi të jetë edhe ndonjë shqiptaro amerikan) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me anë të një pankarte ka bërë të ditur se ai ka mbështetur protestuesit shqiptarë në Shkup.
Megjithëse, nuk tregohet autenciteti dhe nuk shkruhet se për kë bëhet fjalë( kjo ndoshta për çështje sigurie) megjithatë, thuhet se ai vetë e ka postuar një foto, të tillë ku shihet në krye të detyrës së bashku me një makinë policie dhepakanrtën në krahun tjetër.
Simbas uniformës dhe makinës së policisë - i ky polic dhe ky automjet policie, duket se i përket Departamentit të Policisë në Nju Jersey-t. Mirëpo me këtë rast duhet cekur se vetëm në zonën e ashtuqujatur e Tri -Shtetshit, New York - New Jersey dhe Connecticut shërbëjnë me dhjetra djem e vajza shqiptarë, në rradhët e uniformave të policisë amerikane.
Madje vitet e fundit ata janë të organizuar dhe kan Shoqatën e tyre Shoqata Amerikane Shqiptare e Policisë Iliriane - “Illyrian Society of Law Enforcement”. Kryetari i kësaj shoqate, me gradën Kapiten, është zoti Flamur Cani, i cili punon për më tepër se 22 vjet në NYPD (Departmenti i Policisë së New York-ut).
Në foton e publikuar sot duket qartë të majtë të policit, ai ka vendosur dhe një pankartë, ku është e shkruar saktësisht “Shkupi jemi me ju. From USA”.
Kjo ndodh ndërkohë që Shqiptarët, për të katërtën ditë me radhë janë duke protestuar në Shkup, Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Dibër, kundër procesit të montuar “Monstra”.
Dhe kanë marrë mbështetje të fuqishme edhe nga shumë shqiptarë nëpër botë, siç tregon edhe kjo fotografi e cila flet më shumë se 1000 fjalë dhe, është duke na treguar me këtë rast se protestat e shqiptarëve në Shkup - po ndiqen me vemendje të madhe edhe nga shqiptarët e Amerikës./Beqir SINA/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat