Lojërat me “monstra” të FYROM-it

Diaspora

Lojërat me “monstra” të FYROM-it

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 17:55

Arrestimet e para dy-viteve në emër të ngjarjes së konstruktuar të ashtuquajtur "monstra" nuk ishte rasti i parë, as i vetëm me të cilin strukturat banditeske të kuazi "rendit" dhe "drejtësisë" sllavomaqedonase, ditën t`ua ndalin frymëmarrjen shqiptarëve. Ata, përmes akteve të tilla të pa precedent, të pa dëshmuara dhe aspak profesionale, me burgimet e përjetshme të bashkëkombësve tanë të pafajshëm, vunë në zgrip të penalizimit gjithë popullin shqiptar nën FYROM.
Siç dihet, sllavomaqedonasit janë të njohur qysh moti për veprimet e tyre antishqiptare, madje jo vetëm në ish vitet e komunizmit, por edhe pas lufte dhe nënshkrimit të së ashtuquajturës “Marrëveshje e Ohrit”, të cilën vet nuk e respektuan asnjëherë. Ata luajnë pafundësisht gjatë dhe tejet rrezikshëm, me ndjenjat e shqiptareve të Iliridës!
Edhe historia monstruoze e "monstrës" filloi në mënyrë jo-pak euforike, e cila linte të nënkuptohej se organet e gjyqësisë prej kohësh ishin në pritje të një ngjarje si ajo në Smilkovc, për shpalljen e dorasëve si vrasës "profesionist- shqiptar" dhe duke përfunduar me çudinë e urdhrit të prokurorisë për burgosje grash, bujqish e barinjsh të thjeshtë, të cilët mund të mos kenë pasur kurrë armë në dorë.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat