4 Korriku, dita e pavarësisë së SHBA, festë historike e shqiptarëve dhe amerikanëve

Diaspora

4 Korriku, dita e pavarësisë së SHBA, festë historike e shqiptarëve dhe amerikanëve

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 17:46

"Të gjithë së bashku të ngremë një dolli për të uruar SHBA-të për ditën e pavarësisë", Atifete Jahjaga, presidente e Republikës së Kosovës.

Në postimin tim të shkurtër që e shkrova në “facebook” për festimin e festës së Ditës së Pavarësisë së SHBA, 4 Korrikut, bashkërisht si komunitet doli se ai u pëlqye si ide dhe po të njëjtin ia bëra “tag” administratorit të faqes, dhe u publikua në faqen më të njohur në komunitet ëëë..albdreams.net” të titulluar “Pse heshtin shqiptarët në Michigan…?!” dhe teksti “Shqiptarët në Amerikë kanë harruar ku jetojnë, ata janë konsekuent në kritikat e brendshme, që shpesh dalin edhe jashtë shtratit të mirësjelljes, por që 15 vite pas përfundimit të luftës në Kosovë, dhe pas themelimit të aq shumë Shoqatave krahinore dhe fisnore në Michigan, nuk u kujtuan që të shprehin falënderimet ndaj zyrtarëve amerikanë dhe popullit amerikan në një mbrëmje koktej që do të organizohej me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, edhe pse kanë për çka!!!
Shqipëria fitoi statusin e vendit kandidat për në BE, ndërsa Kosova që fitoi pavarësinë në aleance me SHBA ka nevojë akoma të përkundet në djepin e demokracisë amerikane, po ashtu shqiptarët tjerë që janë jashtë arritjes minimale të të drejtave të tyre kombëtare, akoma sorollaten me problemet e brendshme… Pse pra shqiptaro-amerikanët nuk festojnë 4 Korrikun të bashkuar, duke shfaqur ndjenjat e fuqishme amerikane? Shqiptaret amerikanë të Michiganit për dallim nga të tjerët janë në përparësi, sepse bashkëjetojnë me Konsullin e Nderit, i cili është edhe lider i Teqesë Bektashiane, aq shumë tituj dhe aq pak vepra, me tre televizione dhe disa portale, më të vyeshmin “ëëë.albdreams.net”, heshtin, deri kur????”

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat