Osman Taka kapedan i Çamërisë

Diaspora

Osman Taka kapedan i Çamërisë

Më: 2 korrik 2014 Në ora: 17:47

Rrjedhat e shekujve kanë shkuar në trevat shqiptare të Çamërisë, përmes luftërave të hershme dhe të vona. Fati i Kombit tonë,rrethuar kurdoherë prej lakmive të fqinjëve,ka paracaktuar pos të tjerave se jeta e shqiptarëve do të shkonte vetëm përmes betejave. Bashkëkombësit tanë, midis robërisë dhe ngadhënjimit të lirisë, ata mundën të ngarendnin krenarisht nëpër kohë. Viset e bukura të Çamërisë, ata lumenj të qeta dhe male të larta,përkundën kurdoherë djepe fëmijësh që më pas u bënë Kapedanët e furtunave, një ndër ta Osman Taka, me trimërinë emblematike të tijën, ka ardhur deri në ditët e jetëve tona,duke mbartur shembullin e shkëlqyer të atdhedashurisë.

Lindi në vitin e largët të 1848-ës në Konispol, në një prej familjeve më të dëgjuara të asaj treve. I ati i Osmanit, e kish kaluar më të shumtën e jetës së tij nëpër luftëra kundër regjimit absolutist të Stambollit dhe i dënuar syrgjyn disa herë, më në fund shkoi pranë vatrës së tij. Me trimëritë e të jatit, me fjalën e pjekur të tij,u rrit Osmani i vogël,i cili pati një merak të madh, që në vitet e hershme të fëmijërisë së tij. Ai donte të shkonte në shkollë i veshur me kostum karakteristik të krahinës së Çamërisë, me atë kostum simbol që pat luftuar i jati nëpër vite. Dhe dëshira iu plotësua. Ndërsa, ndiqte mësimet në Medresenë e Konispolit, Osman Taka do të binte në sy jo vetëm për trupin si lastar të tij, por sidomos për kostumin popullor të Çamërisë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat