Shqiptarët në New York kërkojnë zgjidhja e çështjes së ish luftëtarëve të UÇK-së në Maqedoni

Diaspora

Shqiptarët në New York kërkojnë zgjidhja e çështjes së ish luftëtarëve të UÇK-së në Maqedoni

Më: 2 korrik 2014 Në ora: 12:04

Kryetarit i Lidhjes së Diasporës Shqiptare për Maqedonin, Xhevat Sherifi në New York është takiuar me kryetarin e LQSHA-së dhe ish kongresmen Joe Dioguardi si dhe me kongresmenin amerikan Tom Reed, ku këtij të fundit i është dorzuar materiali i mbledhjes të mbi 104 000 nënshkrimeve nga peticioni ku kërkohet zgjidhja e çështjes së ish luftëtarëve të UÇK-së në Maqedoni.

Në këtë takim është kërkuar nga kongresmeni Reed që të ngrejë çështjen e ish luftëtarëve të UÇK-së në Kongresin e SHBA-vë duke e ditur se garantues i Marrëveshjes së Ohrit është edhe SHBA-ja dhe tani pas 13 viteve të konfliktit të 2001 akoma nuk është zgjedhur një ndër çështjet kyçe, siç është kjo e statusit të ish luftëtarëve të UÇK-së, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.

Gjithashtu, Sherifi ka kërkuar nga kongresmeni Reed së bashku me miqt e tij në Kongres të ngrejë iniciativë për të kërkuar nga politika zyrtare e SHBA-ve që deri ku ka arritur implementimi i Marrëveshjes së Ohrit ku një ndër garantuesit është edhe SHBA-të.

Ndërsa, kongresmeni Reed është zotuar se kjo çështje do ngrihet në Kongresin amerikan, dhe ne pajtim me atë që ka garantuar SHBA në vitin 2001 për realizimin e Marrëveshjes të Ohrit edhe politika zyrtare amerikane të bëhet më aktive deri në implementimin final të Marrëveshjes së Ohrit që është e garantuar edhe nga SHBA edhe na BE.
Në muajt e ardhshëm përsëri do realizohet takim me kongresmenin Reed dhe me kongresmenë të tjerë për të informuar zhvillimin e këtij procesi që veçmë ka hyrë në dyert e Kongresit Amerikan. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat