Mbi një milion të varfër në Zvicër

Diaspora

Mbi një milion të varfër në Zvicër

Më: 2 korrik 2014 Në ora: 00:42

Varfëria është më tepër se një fenomen margjinal, shkruan Caritas-i në broshurën me titullin "Doracaku i varfërisë". Nga ajo është i prekur çdo i pesti zviceran
Më shumë se një milion njerëz në Zvicër jetojnë në varfëri! Sigurisht, kriteret që përcaktojnë statusin e të varfrit në vendin më të pasur të Evropës ndryshojnë nga ato që përdoren për vendet tjera.
Organizata Humanitare e Kishës Katolike, Caritas ka publikuar sot librin e ashtuquajtur “Doracak i varfërisë”, i dyti me radhë dhe i përpunuar.
Sipas Caritas-it, varfëria në Zvicër tash është bërë edhe pjesë e agjendave të partive politike.
Varfëria është shumë më tepër se një fenomen margjinal, shkruan Caritas-i në doracakun e publikuar. Afërsisht çdo i pesti banor i Zvicrës nuk është në gjendje për të paguar ndonjë faturë të papritur prej 2000 frangash. Ky është kriteri në bazë të të cilit dikush sipas kësaj organizate mund të quhet i varfër.
Kriter tjetër për varfërinë, sipas Caritas-it është po ashtu ai kur njerëzit nuk shkojnë te mjeku edhe pse kanë dhimbje, vetëm për të kursyer. Ndërsa varfëri është edhe mungesa e arsimimit dhe e perspektivës, përfundon Caitas-i.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat