Një veprimtari tjetër mbresëlënëse nga Qendra ABSM-së në Bazel

Diaspora

Një veprimtari tjetër mbresëlënëse nga Qendra ABSM-së në Bazel

Më: 1 korrik 2014 Në ora: 17:35

Bazel, 1 qershor – Me 26 qershor ABSM në qytetin e Bazelit të Zvicrës ka organizuar ceremoninë tradicionale të përfundimit të vitit shkollor 2013- 2014 dhe të dorëzimit të dokumenteve të pjesëmarrësve në kurset e saj. Numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve ne kurset e ofruara nga ABSM-i si në ato të gjuhës gjermane ashtu edhe të informatikës ishte 511 vetë. Ashtu si edhe vitin e kaluar festimi u zhvillua në ambientet e restorantit L'Esprit. Ishin të ftuar e të pranishëm edhe përfaqësues nga Departamenti i Arsimit të qytetit të Bazelit, si dhe nga Departamentet e Komunave të ndryshme te Basel- Land-it. Prezantimi dhe shpërndarja e certifikatave u bë nëpërmjet një programi të larmishëm muzikor dhe emocionues. Pas një fjalimi të shkurtër dhe me mesazhe për integrim, harmoni dhe bashkëpunim të Presidentit të ABSM-së, Skender Nikoliqi, ceremonia vazhdoi me një shfaqje muzikore nga artistë amatorë nga Bazeli dhe Brazili. Më pas, të ftuarit u argëtuan në një koktej me aperitivë, pije të tjera dhe ushqime të shijshme si dhe specialitete nga vende të ndryshme të botës.
ABSM, Qendra e Trajnimit dhe Këshillimit për emigrantët në Bazel, ka më shumë se 15 vjet që ka organizuar kurse të gjuhës gjermane, informatikës, të aftësimit profesional e të integrimit. Përveç kurseve specifike të gjuhës gjermane për femra, nëna me përkujdesje paralele të fëmijëve ASPECTA dhe TAKIMI, i cili u mundësohet vetëm grave shqipfolëse, është edhe kursi KONKRET, për të rinj dhe të reja. Qëllimi kryesor i këtyre kurseve është mbështetja e grave, nënave, fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve, për përvetësimin e gjuhës gjermane si dhe që të zhvillojnë aftësitë e tyre sociale dhe ndërkulturore.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat