Përjetësia e një personaliteti dhe vazhdimësia e të djathtës shqiptare

Diaspora

Përjetësia e një personaliteti dhe vazhdimësia e të djathtës shqiptare

Më: 30 qershor 2014 Në ora: 19:26

Siç dihet, historia jonë për shumë kohë u përshkua me vrasje, shtypje, burgim e internime,apo thënë më mirë,ato nuk pushuan asnjëherë-përgjatë gjithë atyre viteve e shekujve sa zgjat edhe pushtimi ynë.
Nga fundi i shekullit XIX, trojet tona do të rrezikoheshin edhe me copëtim e pushtime të reja nga shtetet hegjemoniste fqinje,të cilat një pjesë të konsiderueshme të tokave tona, vazhdojnë ta mbajnë, pa të drejtë edhe sot.
Ndaj, përpjekjet e pareshtura mbrojtëse të përfaqësuesve të popullit tonë në dy shekujt e kaluar,nxorën dy Lidhje Kombëtare, idealet e të cilave deri më tani, ende nuk janë realizuar tërësisht,megjithëse nga to dolën dy shtete të njohura ndërkombëtarisht. Lidhja e parë, ishte
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, nga idealet e së cilës lindi Shqipëria ani pse jo e plotë dhe pa shtrirje në tërësinë e të gjitha trojeve tona kombëtare.

Ndërsa e dyta, sipas bindjes së pjesës më të madhe të popullit shqiptar nën okupim, ishte Lëvizja Gjithëpopullore e Viteve të 90-ta,apo ajo që do të njihej si Lidhja Demokratike e Kosovës, nga idealet e së cilës u nisën dhe ngritën themelet e Republikës së Kosovës, mbi të cilat sot mbijeton shteti ynë i vogël,por sovran dhe i pavarur.

Siç dihet nga historia jonë,fatkeqësia e vërtetë kombëtare do të vinte një vit pas shpalljes së pavarësisë së të gjitha trojeve shqiptare,kur edhe do të ndodhte copëtim faktik i tyre, me vendimin marrur me 29 korrik të vitit 1913, nga Fuqitë e Mëdha të kohës, në Konferencën e Londrës.
Thënë të drejtën, aty u nxor edhe një vendim për pranimin e një principate të kufizuar shqiptare,por vetëm në hapësirat e Shqipërisë së

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat