Rrahje masive e shqiptarëve dhe boshnjakëve në Austri

Diaspora

Rrahje masive e shqiptarëve dhe boshnjakëve në Austri

Më: 23 prill 2014 Në ora: 00:14

Një rrahje masive ka shpërthyer ndërmjet shqiptarëve dhe boshnjakëve në natën ndërmjet 20 dhe 21 prillit në qytetin Shtajr, në Austrinë qendrore. Me këtë rast rëndë janë lënduar dy persona.
Dyshohet se bëhet fjalë për përleshjen e dy grupe të armiqësuara, njofton policia, raporton agjencia austriake e lajmeve, APA.
Derisa policia erdhi në vendin e ngjarjes, shumica e pjesëmarrësve në rrahje ishin larguar, kurse janë gjetur vetëm dy persona të lënduar rëndë, identiteti i të cilëve është nuk dihet.
Ndërkaq sipas të përditshmes boshnjake “Dnevni Avaz”, njëri nga të lënduar kishte plagë nga thika. Ai menjëherë është operuar dhe gjendet në kujdesin intensiv.
Policia ka thënë se nuk ka gjetur asnjë deshmitar të këtij incidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat