Autorë poezish që mishërojnë shpirtërisht veprën heroike të Sali Çekajt

Diaspora

Autorë poezish që mishërojnë shpirtërisht veprën heroike të Sali Çekajt

Më: 22 prill 2014 Në ora: 17:29

Pikërisht në 15 vjetorin e rënies së heroit Salih Çekaj, më 19 prill, në Sursee të kantonit të Luzernit, SH.H. “Sali Çeku” në Zvicër organizoi promovimin e librit poetik “PUHIZË PËRMBI KOSHARE”, me përkushtime poetike kushtuar heroit Sali Çekaj, e përgatitur nga shkrimtari Arif Molliqi. Në këtë eveniment të organizuar nga kjo shoqatë, merrnin pjesë, pos bashkatdhetarëve nga kjo anë edhe miq e bashkëluftëtarë të heroit. Me këtë rast redaktori i librit, shkrimtari Shefqet Dibrani, mbajti një vështrim analitik me temën: “Flijimi si nocion për lirinë”.
Dibrani potencoi se: Antologjia, me krijime poetike “PUHIZË PËRMBI KOSHARE”, kushtuar heroit të Kosovës, Salih Çekaj, ishte një sfidë për ideatorët dhe hartuesit e saj. Të kërkosh vlerat letrare mbi ato humane dhe t’i hulumtosh pa i lënduar këto koncepte, ishte po ashtu një sfidë tjetër për të sajuar këtë libër me përkushtime letrare, për Njeriun që me vetëmohimin e tij derdhi Vetveten në Bronz duke u bërë sinonim i lirisë dhe vlerë për gjenerata të tëra, si dhe një frymëzim poetik për krijuesit e Etnisë. Në anën tjetër autorët nuk janë të një gjenerate, as nuk janë nga një rreth i ngushtë regjional, prandaj këto përkushtime letrare marrin dimensione universale, duke ia rritur vlerën kësaj vepre me përkushtime poetike.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat