Kosova do të gjejë stabilitet atëherë kur do të pastrohet edhe nga kriminelët e vet

Diaspora

Kosova do të gjejë stabilitet atëherë kur do të pastrohet edhe nga kriminelët e vet

Më: 21 prill 2014 Në ora: 18:35

Një karakteristikë njerëzore është edhe kjo, kur një shoqëri jeton duke shikuar ardhmërinë e saj, dhe ndoshta ky është shpëtimi në momentet e vështira të ekzistencës së vet. Për ne shqiptarët edhe pse ka shumë spekulime të larguara nga realiteti, vetëm historia mund të na ndihmojë e shpëtojë, dhe të na mbajë nga dëshpërimi, edhe atëherë kur ne mendojmë se e kemi shumë të vështirë për të dalë nga naivitetet e kohës dhe e kaluara e hidhur e saj, që iu kurdisën gjitha të zezat kësaj popullate ndoshta gjithherë e pa fajshme, megjithatë, duhet ta mbajmë shpresën dhe guximin që ti japim jetës kuptim duke qëndruar krenar përpara pozitës që kemi, si dy shtete të pavarura shqiptare.
Sakrifica e popullit shqiptarë gjithherë ishte e thjeshtë, por substanciale, e cila nuk kërkonte luftëra e pushtime, por nuk e dëshironte edhe nënshtrimin e të huajve, që kishte për qëllim mbrojtjen e lirisë dhe mbrojtjen e territoreve të veta. Përderisa në anën tjetër ky popull ishte gjithherë në shënjestër dhe i nëpërkëmbur rreth e rrotull nga armiqtë e ndryshëm të jashtëm dhe të brendshëm, mirëpo, siç thotë një fjalë e urtë popullore, për t’u çliruar nga armiqësia e jashtme mund të vie një ditë, që të ndihmojnë edhe të tjerët, ndërsa për t’u çliruar nga armiqtë e brendshëm, duhet vetë për t’u çliruar.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat