Tri detyra programore për LDK-në për zgjedhjet nacionale

Diaspora

Tri detyra programore për LDK-në për zgjedhjet nacionale

Më: 18 prill 2014 Në ora: 22:26

Të shkruhet për parti politike është njësoj sikur të rrahet uji në havanë si thotë një fjalë popullore, por meqë ne shqiptarët ende përpëlitemi për dhe rreth pluripartizmit mendoj se e meriton që megjithatë të fokusohemi edhe rreth partive.
Po bëhen afër tri dekada që kur një parti shqiptare me program dhe statut të përpiluar demokratik kishte filluar ecjen e zorshme nën pushtimin e asaj kohe, shkurt kjo parti me tri shkronja LDK-ja dukej apo edhe paraqitej si vazhdimësi e Lidhjeve shqiptare prej asaj të Lezhës, të Prizrenit, të Pejës dhe tutje. Kjo parti mëtonte dhe kishte synim që nëpërmjet zërit të qytetarëve shqiptarë të artikulonte frymën dhe vullnetin tonë që duke zgjedhur demokratikisht njerëz brenda saj si përfaqësues të Kosovës të ishin pjesë e sensibilizimit dhe vetëdijesimittë botës për Kosovën. Në rrugëtim e sipër kjo parti hapi dyert që edhe parti të tjera shqiptare të formoheshin me kohë, por LDK-ja do të mbetet në histori si partia e parë shqiptare e formuar e demokratike në gjitha trojet shqiptare duke përfshirë edhe vet shtetin shqiptarë. Të tjerat janë të ditura, apo të themi se me vite kishte reforma, por ende ato nuk janë sa duhet të profilizuara sa i përket kohës dhe momentumit, ngase aso kohe dihej se prioritet ishte mobilizimi dhe çlirimi i Kosovës duke krijuar miq ndërkombëtar, të cilët edhe u krijuan si punë dhe qasje madhore e Presidentit Rugova dhe mbarë popullit shqiptarë që ishte rrugës së tij.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën, të dielën dhe të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat