Refugjatia e eksodit nga Kosova që "vodhi" miliona zemra në American Idol ...

Diaspora

Refugjatia e eksodit nga Kosova që "vodhi" miliona zemra në American Idol ...

Nga: BEQIR SINA, New York Më: 17 prill 2014 Në ora: 19:43

NEW YORK CITY : Melinda Ademi talenti nga Kosova në Amerikë, ka qënë si me thënë "e harruar" nga kamerat, dhe gazetarët shqiptar, që kur ajo u largua në performancën e saj në American Idol - tre vjetë më parë.
Por pas "shkëlqimit" të saj në American Idol kur ajo "pushtoi" ekranet dhe faqet e revistave shqiptare dhe të huaja, veshjeve egzotike, prerjes dhe lyerjes së flokëve të saj, këngëtarja duket në blogun e saj sot me një pamje të re edhe më tërheqëse, e cila përkon edhe me 15 vjetorin e eksodit Biblik, të shqiptarëve të Kosovës. Eksodit, të cilit ajo dhe familja e saj i përket.
Në setin e ri fotografik , ajo duke treguar modelin asimetrik të flokëve të saj, pamjen dhe pozimet tërheqëse duket, se tani e edhe më e rritur me famën dhe suksesin ka shumë ambicje të tjera të cilat "janë sekret".
Por, pavarësisht se ajo nuk shkruan diçka rreth eksodit që ajo edhe familja e saj kaluan në këtë 15 vjetor dhe fotografive të vendosura në profilin e saj në rrjetin e saj social Facebook, Melinda Ademi, është shfaqur me një paraqitje e jashtme - (affectation) krejt të ri - që se kemi parë më parë.
Talenti në ngjitje shkëlqeu në sezonin e dhjetë e shout-(show) shumë të popullarizuar American Idol, në janar 2011 , ajo dukej si një yll i ri që kishte lindë. Sa që gazetarët dhe ekspertët latinë të këtyre show e krahasuan atë me yllin latinë Selena Gomez.
Melinda Ademi, tani është 19 vjeçe dhe ajo është ish refugjate nga Kosova - e cila është vendosur në SHBA gjatë luftës, e cila famën e saj dhe u bë njohur teksa shkëlqeu në epizodën e parë të spektaklit American Idol - 10, duke kënduar këngën e famshme të Cee-Lo “Forget you”.

Duket se bukuria e Melindës dhe zëri i saj i mrekullueshëm vërtet kanë qenë mbresëlënëse – sa që në blogosfera fansat janë të "çmendur" pas saj. Shumica e bloggerave janë të prekur nga historia e saj, si refugjate nga Kosova 15 vjet më parë.
Kështu që ish refugjatja nga Kosova jo vetëm tashmë ka befasuar jurinë e spektaklit të famshëm televiziv ‘Amerikan Idol’, 3 vjet më parë, por edhe mbarë shikuesit. Jo vetëm për zërin e saj të mrekullueshëm, por edhe për historinë që bart ajo në kët 15 vjetor të eksoditi të shqiptarëve të Kosovës.
19- vjeçarja nga Kosova Melinda Ademi, e ka rrëfyer historinë e saj në Amerikë, që kur familja vendosi të largohej nga Kosova, gjatë luftës e deri tek ëndrrat për t’u bërë një këngëtare e madhe.

Melinda, nga kampet e Bllacës në American Idol -

Mbrëmëja e fund javës së janarit 2011, pra në edicionin e 10 të spektaklit Amercn Idol, në një nga konkurrimet më prestigjiozet në SHBA, për ish refugjaten, me paraqitjen e saj dinjitoze mori vlerësimin absolut të jurisë që edhe ajo të ishte garuese e ardhshme në këtë show amerikan.
Melinda Ademi, e cila, ka qenë refugjate në kampet e Maqedonisë, por që së bashku me prindërit e saj - iu largua luftës dhe masakrës së krye-kasapit të Ballkanit, Milosheviqit, në vitin 1999, për në botën e lirë, u bë simbol i asaj që do të quhej" Talenti shqiptar nga kampet e Bllacës në American Idol - ".
Jamë "nga Kosova"! deklaroi ajo duke "shtangur" jurinë - të tre anëtarët e jurisë thanë se "nuk është e mundur të ketë një yllë të tillë nga Kosova!'
"Viti i tmerrshëm i një gjenocidi të paparë, kur rrezikohej deri në shfarosje populli shqiptarë”, kan qenë skenat që përkujtuan prindërit e Melindës skenat e 1999 - në një dokumentar televizivë tre vjet më parë. Rrëfimi i tyre, shoqërohej me sekuenca televizive, përmes të cilave, miliona shikues amerikan kanë parë, pamjet tragjike, të shqiptarëve që largoheshin me dhunë dhe forcën e ushtrisë e policisë serbe.
Ndërsa, shikuesve amerikan iu rikthyen në mëndje pamjet televizive të 15 vjetëve më parë, kur kan qenë rreth një milion shqiptarë mes tyre edhe gra, fëmijë e pleq të gjithë shqiptarë, edhe të sëmurë e të rraskapitur mes tyre, që lanë shtëpitë e tyre në vitin 1999 për të shpëtuar jetën nga genocidi i paparë serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Mirëpo, ja që fati e solli të paktën fëmijët e tyre refugjatë, sot arritën të "kapën" edhe majat e suksesit në SHBA, ata të bëhen jo vetëm të suksesshëm por edhe me famë në Amerikë.
Në facebook -un e saj Melinda Ademi, shkruante se: "Unë jam Melinda .Unë dua të këndoj! Gjëja më e dashur gjithë jetën time, është veçse të këndojë dhe këtë e kam nisë që unë kur isha vajzë e vogël. Ëndrra ime është që të bëhem një artiste e madhe. Unë e di se ëndrrat e mia janë të mëdha, por unë do të jap gjithë atë talentin tim - për të arritur atë megjithëse dhe sfida që kam përpara është e madhe."
Melinda Ademi dhe kënga "Forget You " në American Idol

Ka arritur tre vjet më parë për të mahnitur, jo vëtëm jurinë e spektaklit më të shikuar televizivë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Amerikan Idol, por edhe mbi 25 milion shikues të rregullt të çdo puntate. Kjo siç patën thënë komentuesit e faqes së interrnetit - jo vëtëm për zërin e saj të mrekullueshem - por edhe për historinë e popullit të saj që ajo bartë në shpirtin e saj. Kurse, shqiptarët, shkruanin se Melinda na bëri krenar!

Melinda Ademi shqiptaria nga Kosova teksa prezantonte veten para kamerave të Amerikan Idol në edicionin e 10të, ka treguar jetën e saj dhe të familjes së saj. Jeta e saj ishte një histori prekëse e njëjtë me atë të afro 1 milion shqiptarëve të larguar me forcë nga shtëpitë e tyre. Ajo ka treguar së bashku me prindërit shoqëruar dhe me pamje filmike nga ajo çfarë ndodhi me popullin shqiptarë në vitin 1999 në atë që sot thirret "Eksodi Biblik i Shqiptarëve të Kosovës".

Gjatë rrëfimit ajo nuk fshehu edhe ëndrrat e saj fëmijënore, për t'u bërë një "këngëtare e madhe". Tre vjet më parë duke parë Amerikan Idol, Melindën e pamë të tregojë edhe arsyet pse e shtynë atë dhe familjen e saj të linte Kosovën në vitin 1999.
Por, megjithse ajo është larguar shumë e vogël - ajo thotë se mban mënd shumë gjëra. Sidomos, luftën dhe bombardimet e ushtrisë Sërbe, djegëjet e shkatërrimin e shtëpive në Kosovë. Nëna e saj, ndërsa dëgjonte të bijën të rrefehet - dhe nuk i mbante dotë lotët.
Nëna më pasë së bashku me babanë e Melindës, treguan edhe ata se sa e vështirë ka qënë jeta nën sundimin sërb në Kosovë për shqiptarët. Dhe ata e dinë mirë se çdo të thoshte në atë kohë të lëje në duart e sërbëve gjithçka mbasi nuk kishin asnjë mundësi për t'i mbrojtur. "Si mund t'i rrisësh fëmijët në mes të luftës - me çfarë ti ushqesh ata me plumbat - ishte e tmerrshme të qëndrojë - andaj u detyruam të largoheshim" patën deklaruar ! duke qarë! para kamerave të televizionit amerikan prindërit e Melindës
Mirpo, ja që edhe fati e ndhmojë familjen Ademi nga Kosova, mbasi qëndruan disa kohë në kampin e refugjatëve në Ballacë - Maqedoni, ata fituan një Lotari të Kartës Jeshile, dhe së bashku më vajzat emigruan për në SHBA si refugjat nga Kosova.
Këtu si shumë emigrantë të tjerë, jeta e tyre nisi nga e para dhe kështu gjëtën ëndrrën e tyre Amerikane. Duke e bërë Amerikën shtëpinë e tyre. Dhe, megjithse jeta e emigrantit këtu është e vështirë në fillim ata arritën t'ja dalin mbanë. E bija e tyre qysh në moshë16 vjeçare ka qenë njëra prej kunkerenteve të spektaklit të talenteve të reja Amerikan Idol. Ishte ajo që la si i themi ne shqiptarët "pa asnjë fjalë " anëtërët e jurisë.
Saqë, "Trupi" gjykues," Randy Jackson, këngëtari Jackson, aktorja, Jennifer Lopez dhe Steven Tyler, ndërsa e pyetën për kuriozitet se nga vjen - ajo Melinda me plotë krenari shqiptare e veshur me një bluzë te kuqe dhe një pal pantallona të zeza ngjyrat e flamurit tonë kombëtarë i tha "nga Kosova". Të tre anëtarët e jurisë thanë se "nuk është e mundur të ketë një yllë të tillë nga Kosova!?'
Por, e vërteta ishte se një yllë po qëndronte para syve të gjyqëtarve të Amerikan Idol dhe audiencës e milionave amerikanëve, që po e ndqnin në ekranin e televizorit këtë proformancë. Mbasi ajo interpretojë këngën solo juria i urojë mirëseardhjen në garimin tjetër për në Hollivud.

Një ish anëtar i trupit gjykues American Idol, Steven Tyler i pati thën Melindës duke miratuar suksesisn e saj absolutë se "Ju tani keni ftiuar dy hërë Lotarinë - Ekzatsisht" Salla shpërtheu në duartrokitje entusiaste, dhe anëtarët e jurise " Randy Jackson, këngëtari Jackson dhe aktorja, Jennifer Lopez mbeten të mahnitur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat