Mjeku shqiptar nga Kosova, shpëton nga vdekja fëmijën katërvjeçar gjerman

Diaspora

Mjeku shqiptar nga Kosova, shpëton nga vdekja fëmijën katërvjeçar gjerman

Më: 16 prill 2014 Në ora: 08:33

Më 5 prill, në ora 5:30, mjeku shqiptar nga Kosova, Lekë Murturi, por që jeton dhe vepron në Gjermani, shpëtoi jetën e një fëmije katërvjeçar gjerman.
Ishte ditë vikendi dhe prindërit me fëmijë kishin shkuar në një pishinë të mbyllur në qytetin

Coburg. Aty sheh një turmë njerëzish të grumbulluar rreth një fëmije në gjendje komatoze.

“Kërkova të largohen të tjerët, të hapin rrugë. Nisa ta reanimoj. Për një minutë nuk ishte asnjë reagim, as puls, ishte gjysmë i vdekur. Pastaj nisi të vjell. Vazhdova me reanimim dhe ai nisi të marrë frymë. U qetësova kur filloi të qante”, thotë Murturi për Interaktiv të KTV-së. “Gjithçka ndodhi brenda pesë minutave. Fatmirësisht, fëmija nuk kishte dëmtime neurologjike, sepse arriti me gishta të më tregonte sa vjeç është”.

Familja e Laurentinit është shumë falënderuese. Ajo ia ka dërguar mjekut kosovar një kartolinë, ku ka treguar se gjendja e birit të saj është shumë e mirë.

Janë afro 200 mjekë nga Kosova të suksesshëm kudo në botë. Murturi jeton prej vitit 2004 në Perëndim. Ai kishte kryer studimet në Austri, ndërsa specializimin në Gjermani.

“Ëndërr e kam të vijë në Kosovë. Gjermania është punë e zorit. Kemi mjaftë mjekë që punojnë anembanë botës, në pozita të mirë, por edhe që janë në gjendje të vijnë në Kosovë. Por, Kosova duhet të ofrojë kushte. Nuk e kam fjalë për para”, thotë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat