Azilanti shqiptar i burgosur në Hungari: Qeveri na ndihmo, po na turturojnë!

Diaspora

Azilanti shqiptar i burgosur në Hungari: Qeveri na ndihmo, po na turturojnë!

Më: 14 prill 2014 Në ora: 19:20

Një shqiptar nga Kosova i cili po mbahet në burgjet Hungareze për shkak se kohë më parë kishte tentuar ta kaloj kufirin Hungarez, ka dërguar një mesazh i cili kërkon ndihmë nga shteti i Kosovës, për siq tha ai trajtimin ç'njerëzor që po u bëjnë autoritet hungareze me te vetmin motiv pse ata shkelën tokën hungareze për të kaluar më pas në ndonjë vend tjetër të BE-së, për një jetë më të mirë. Më poshtë letra e plotë.

"Nëse keni mundësi ta publikoni këtë njoftim timin nëpër mediat shqiptare për të bërë publike izolimin dhe torturimin e mbi 200 shqiptarëve qe po qendrojmë ne burgjet hungareze, pa kushte elementare dhe nën torturë psikologjike. Ata na maltretojnë dhe torturojnë në format më të ndryshme, vetëm pse ne kemi dashur të kalojmë transit nëpër shtetin hungarez. Do të ishim mirënjohës nëse përmes agjencisë suaj të shpërtheni këtë terr informativ qe po e mbajnë të fshehur mediat publike hungareze. Unë kërkoj nga ju qe të sensibilizoni Qeverinë e Kosovës qe të merr masa që të na shpëton nga burgjet famëkeqe hungareze. Ju them se neper burgjet hungareze numri i të burgosurve mund të jetë shumë i madh dhe e mashtruesit e parajsës duhet te dënohen”, mbyllë letrën e tij njëri nga të burgosurit në burgjet e Hungarisë. Po ashtu azilkërkuesit njoftojnë se përpos terrorit psikologjik, atyre iu merrën të gjitha paratë por edhe iu vjedhin dhe gjësendet tjera me vlerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat