Të ndalohen edhe me dhunë protestat?!

Diaspora

Të ndalohen edhe me dhunë protestat?!

Më: 14 prill 2014 Në ora: 17:47

Torturimi i paradoditshëm dhe masakrimi deri në vdekje i Kudret Kumes (Ilia Karelit) në qelitë e burgut grek të Nigritas, të cilit në mënyrën më makabre iu nxor edhe zemra nga trupi i sakatuar, shkaktoi indinjatë dhe zemërim të thellë jo vetëm tek bashkëkombësit e Kudretit në burgjet greke, por edhe tek të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen.
Pas kësaj ngjarje të rëndë dhe trishtuese, me të drejtë të rinjtë e vendit u ndjenë të indinjuar deri në revolt nga hakmarrja e ulët institucionale greke edhe për faktin se vrasja e gardianit të burgut nga Iliri, ndodhi në rastësi dhe gjendje afekti.
Ajo erdhi nga një zënkë spontane ndërmjet Kumes dhe gardianit, të cilit Kume më parë i kishte dhënë një shumë të madhe parash si shpërblim,në mënyrë që atij, ti mundësohej takimi me të ëmën, gjë të cilën edhe pse gardiani grek kishte marrë parat, nuk e realizoi apo edhe parandaloi vet drejtpërdrejt me ndërhyrjen e tij.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat