Makolli priti në takim studentët shqiptarë nga Suedia

Diaspora

Makolli priti në takim studentët shqiptarë nga Suedia

Më: 14 prill 2014 Në ora: 10:39

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ka pritur sot një grup studentësh shqiptarë, nga Suedia. Ky grup prej rreth 50 nxënës nga shkolla të ndryshme, kanë ardhur nga komuna Angelholm, të udhëhequr nga drejtori i Gjimnazit në këtë komunë, Johan Elkefist.
Gjatë qëndrimit në Kosovë ata do ta realizojnë një ekskursion mësimor, me qëllim të njohjes më të mirë me bukuritë, trashëgiminë dhe vlerat historike të Kosovës.
Ministri Makolli i uroi mirëseardhje mysafirëve, dhe ka theksuar mirënjohjen e Republikës së Kosovës për shtetin suedez që ka bërë të mundur që edhe kjo pjesë e komunitetit shqiptar ta ruajë gjuhën dhe kulturën e vet atje ku jeton.

“Fëmijët shqiptarë të Suedisë do të kenë rast të njihen me bashkëmoshatarët e tyre, me të cilët do të shkëmbejnë njohuri mes vete. Gjithashtu, gjatë këtij ekskursioni, ata do të njihen me pasuritë natyrore dhe trashëgiminë që ka Kosova”, ka thënë Makolli.
Gjithashtu, ministri Makolli ka thënë se ata do ta kanë përkrahjen e vazhdueshme, lidhje më të mira me atdheun, në mënyrë që t’u krijohen kushte që në të ardhmen të mund të kthehen e ta japin kontributin e tyre në vendin e origjinës.

Në anën tjetër, drejtori i gjimnazit në këtë komunë, Johan Elkefist, i cili tha se ndihej i kënaqur që ndodhej në Kosovë.
Ministri Makolli i ka dhuruar drejtorit pllaketin me Deklaratën e Pavarësisë në shenjë respekti për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit suedez, konkretisht të shkollës për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat