Shqiptari nga Kosova e shpëtoj çekun misterioz në Oslo

Diaspora

Shqiptari nga Kosova e shpëtoj çekun misterioz në Oslo

Më: 12 prill 2014 Në ora: 17:17

Një të huaj misterioz nga Oslo i cili për katër muaj nuk kujtonte asgjë, kurse e njohën prindërit dhe miqtë nga Çekia, jetën ia shpëtoj një shqiptar nga Kosova i cili jeton në Norvegji, raportojnë sot mediat çeke.
Mediat për shpëtimtarin, Sami Sadiku i cili jeton që 12 vjet në Oslo e kanë ditur vetëm tash, pasi që deri javën e kaluar, kur fotografia e çekut 36 vjeçar u paraqit në media, besohej si ishte i vdekur.
“E kam gjetur të shtrirë në trotuar para një auto-larjeje, kurse kishte veshur pak tesha, e jo siç mund të vishej dikur në dhjetor në Oslo”, ka thënë Sadiku për të përditshmen norvegjeze, Verdens Gang.
Sadikun e ndihmoj një kalimtar rasti dhe i punësuari në autolarje të cilin edhe e quan të lënduarin dhe të dezorientuarin misterioz i cili nuk ishte në gjendje as të flas, por ka reaguar kur i është folur në gjuhën sllovene.
“Vetëm kur i kam folur diçka në gjuhën polake e kam parë reagimin në sytë e tij dhe e kam kuptuar se po i kupton gjuhet sllovene. Fytyrën e kishte të mavijosur, sigurisht se dikush e kishte rrahur. Po ashtu në duar kishte lëndime dhe gjakosje. Sikur të ishte i lidhur”, ka thënë Sadiku.
Vetëm kur policia norvegjeze këtyre ditëve e publikoj fotografinë e të huajt misterioz i cili vuan nga amnezia (harresa), Sadiku e kuptoj se ai ishte burri që e shpëtoj dhe për të cilin në dhjetor u mor në pyetje nga policia.
Që bëhet fjalë për çekun 36 vcejeçar Mihal P. nga Morvask i cili tri vitet e fundit kishte jetuar në Pragë e kanë konfirmuar analizat e ADN-së të prindërve të tyre, ka njoftuar policia çeke.
Prindërit dhe miqtë e kanë njohur këtë javë kur fotografia e tij u paraqit në media e Çekisë, mirëpo i huaji nga Oslo nuk kujton asgjë kur i shikon fotot e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat