Themelohet "Shoqata e Afaristëve Shqiptar" në Bruksel

Diaspora

Themelohet "Shoqata e Afaristëve Shqiptar" në Bruksel

Më: 12 prill 2014 Në ora: 13:56

Është themeluar « Shoqata e Afaristëve në Beneluks, pas takimit që organizuan përfaqësuesit e Ministrisë së Diasporës së Kosovës e gjithashtu me mbështetjen e qeverive të Finlandës dhe të ShBA-së.

Ideja e themelimit të një Shoqate afaristësh Shqiptarë ishte propozuar si një mundësi për të nxitur investimet produktivë në vendet tona dhe fillimin e një politike zhvillimore dhe të mirë menduar për orientimin e kapaciteteve ekonomike të diasporës shqiptare në botë thonë themeluesit.

«Pasiqë shumica e parave që mërgimtarët shqiptarë u dërgojnë familjeve të tyre në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo Mal të Zi,shkon në konsum dhe aspak për të zgjidhur problemin e punësimit dhe të zhvillimit ekonomik të trojeve tona. »
Në anën tjetër investimet në vendet tona do të kontribuojnë në rrjetizimin e firmave të pjestarëve të diasporës në vendet tona duke sherbyer si urëlidhëse që të rritët eksporti i produkteve shqiptare në tregjet evropiane.
Antarët e Shoqates ka pohuar se ideja e një shoqate të tillë do të jetë mjaftë kontribuese për nderrmarrjet .
‘ Në shtetet e Beneluksit prosperojnë një serë aktivitetesh ekonomike që menaxhohen nga burra dhe gra shqiptarë madje sipas disa vlerësime, ata janë shumë dinamikë dhe kanë arritur suksese të konsideruëshëm në sektorë të ndryshëm : ndërtimtari, agrobiznes,biznesit të reciklimit etj.’

Prandaj, trembdhjetë personalitete të botës së biznesit në Beneluksu përfaqësuan në mbledhjen e 31 mars 2014 në lokalin e biznesmenit të suksesshëm Bashkim Kelmendi në Bruksel « Vollegas »për të themeluar Shoqatën e Afaristëve Shqiptarë për Beneluks : Arif Sadikaj, Faton Bytyçi, Ahmet Gjanaj, Bashkim Kelmendi, Bahtir Kastrati, Xhelil Abdulai, Afrim Demiri, Bekim Panxhaj, Gjavit Alijaj, Hajredin Islamaj, Fatime Ahmeti, Ismet Syla dhe Avni Luma.

Pas diskutimeve rreth synime vetë shoqatës dhe formës së punës, u vendos që të themelohet Shoqata me seli në Bruksel për të gjithë afaristët e Beneluksit.
Shoqata emëroi unanimisht Ahmet Gjanaj përkryetar, Bashkim Kelmendi dhe Bahtir Kastrati për nën-kryetarë, Xhelil Abdulai për sekretar dhe Bekim Panxhaj për arkatar.

Shoqata e porsa krijuar përbëhet nga personalitete të njohura dhe me kapacitete të konfirmuara nëfushen e zhvillimit të bizneseve.

Puna e parë që do ndërmarrin anëtarët e shoqatës është evidentimi dhe klasifikimi i të gjitha bizneset e menaxhuaranga persona me origjinë shqiptare. Pastaj do të organizohën takime me organizata simotra si në Beneluks po ashtu dhe në vendet tona për të grumbulluar informacionet përkatëse për të përshpejtuar dhe lehtësuar investimet në sektoret me rendiment në vendet tona. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat