Aktivi i LDK-së në Starnberg prinë në aktivitete -

Diaspora

Aktivi i LDK-së në Starnberg prinë në aktivitete -

Më: 10 prill 2014 Në ora: 17:07

Aktivi i LDK-së për Starnberg dhe rrethinë, është një organizator i rregullt i ngjarjeve historike dhe kulturore në këtë mjedis. Festat kombëtare zënë një vend të veçantë në agjendën programore vjetore. Një aktiv, mirë i organizuar, me një angazhim kolektiv të Kryesisë, të ndihmuar edhe nga aktivistë të tjerë, secili i gatshëm për të plotësuar detyrat që u caktohen.
Njëra nga festat më të reja, në kalendarin e ngjarjeve të shënuara historike është Pavarësia e Kosovës. Salla festive shkëlqente, me skenografi e dekorim gjithë shije artistike të Sabedin Dushit. Shquheshin fotografitë e Plakut të Vlorës - Ismail Qemalit, Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, të kryeheronjëve të luftës, Flamuri kombëtar dhe ai i Dardanisë, i jepnin sharmë dhe e madhështi skenës dhe sallës.
Moderatori Hajzer Gashi, në hapje të programit festiv, përshëndeti të pranishmit dhe mysafirët e ftuar: Qazim Bajgoraliun, kryetar i Degës të LDK-së për Gjermani; Mehmet Zymerin, kryetar i Nëndegës të LDK-së për Bavari; veprimtarët e Aktivit të LDK-së nga Rosenheimi, të prirë nga më plaku i LDK-së në Gjermani- Nikolle Skeli e Isa Bilali; veteranët e LDK-së: Mehmet Koka dhe Idriz Zeqiraj; humanistin e madh Sami Bulliqi dhe gazetarin gjerman nga Rosenheimi, z. Hecht Uëe; Shoqatën "Sali Çekaj" nga Pfaffenhofeni, me kryetar Osman Ferizi; Shoqatën "Rilindja" në Mynih, me kryetar Bekim Gërvalla; Klubin Sportiv Shqiptar "FC Bajern" në Mynih, me kryetar Shaqir Zeqiri.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat