"Rrjetëzimi i bizneseve të diasporës" në SHBA, mundësi e madhe për investime në Kosovë

Diaspora

"Rrjetëzimi i bizneseve të diasporës" në SHBA, mundësi e madhe për investime në Kosovë

Më: 9 prill 2014 Në ora: 17:22

Bronx New York: Dje në lokalin "Two Stars" në Bronx - New York, u mbajt takimi i parë për këtë vit i bordit të afaristëve shqiptaro-amerikanë - "Rrjetëzimi i bizneseve të diasporës" në SHBA, të cilët janë si bërthamë e rrjetëzimit të bizneseve shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.
Takimin punues e udhëhoqi drejtori i këtij bordi, biznesmeni i suksesshëm në Amerikë, zoti Elmi Berisha dhe zëvendësi i tij, Besim Malota, një veprimtar dhe biznesmen i suksesshëm. Ndërsa, morën pjesë disa veprimtar dhe biznesmen të tjerë shqiptaro amerikan - anëtar të këtij bordi dhe veprimtar të komunitetit si zoti Kujtim Qafa, Anton Raja, Zef Bala, Simon Qafa, Marian Cubi dhe editori i Diellit, z Dalip Greca.
Zoti Berisha i informoi gjerësisht në fillim të fjalës së tij të pranishmit për mënyrën se si funksion ky rrjet i krijuar një vit më parë në SHBA, nga ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë Bernard Nikaj, dhe Naim Dedushaj, drejtor i departamentit të përkrahjes së investimeve në Ministrinë e Diasporës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat