New York: Vdes tragjikisht një shqiptar

Diaspora

New York: Vdes tragjikisht një shqiptar

Më: 8 prill 2014 Në ora: 21:10

Komuniteti shqiptar i Nju Jorkut me rrethe, ka njofton për tragjedinë që ka përfshirë familjen Sejdiu, ku biri i tyre Veton Sejdiu, ka humbur jetën tragjikisht në moshën 20 vjeçare, me origjinë nga Grobonica e Klinës, përkatësisht të Kosovës.
Në një njoftim, me rastin e vdekjes së Veton Sejdiut, thuhet se “me pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se më datë 6 prill 2014 humbi jetën tragjikisht, në moshën 20 vjeçare, biri ynë Veton Besim Sejdiu, i lindur me 29 maj 1993. Funerali për të ndjerin do te jetë i hapur ditën e martë, 8 Prill, nga ora 2 pas dite deri në 9 të mbrëmjes në shtëpinë mortore RUGGIERO & SONS, 732 Yonkers Avenue, Yonkers, NY 10704”, thuhet në njoftim.
Kurse, varrimi i të ndjerit, sipas njoftimit, bëhet ditën e mërkurë, 9 Prill ne ora 11 para dite (sipas orës lokale në ShBA) në KENSICO CEMETERY, 273 Lakeview Avenue, Valhalla, NY

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat