Komunistët e ndaluan edhe mbajtjen e plisit të bardhë

Diaspora

Komunistët e ndaluan edhe mbajtjen e plisit të bardhë

Më: 7 prill 2014 Në ora: 17:07

Sidoqoftë në luftërat që u zhvilluan për bashkimin kombëtar pësuan humbje me mijëra bashkëluftëtar që ishin shqiptar të vërtetë dhe me bindje të shëndosha Kombëtare të cilët humbën luftën dhe nuk kishin kah t’ia mbajnë më përveç të marrin rrugët e mërgimit jashtë atdheut duke shikuar prapa bjeshkët me lot në sy por me shpresë se një të afërmeje do të kthehen prapa! Kështu ata u shpërndanë nëpër botë për të mos u kthyer më këta patriot mbetën të etiketuar pse ishin atdhedashës e me vizione kombëtare. Por, për dashurinë e atë pa kushte për popullin e vet e atë të dheut ku lindën dhe e vazhduan e punuan pa u ndalë dhe nuk e harruan vendlindjet e tyre a thua pse?
Me largimin e ideologëve të besimit kombëtar, Shqipëria sidomos ajo sllavo komuniste e fikën edhe njëherë ndriçimin e kandilit të ithtarëve që luftoi për bashkimin e trojeve shqiptare. Kështu pra filluan propagandimet e ashpra ruso titiste komuniste pro serbe, kundër ideologëve tanë të vërtetë që luftuan nëpër shekuj për bashkimin e trojeve shqiptare duke sakrifikuar e derdhur shumë gjak. Ç’bënë komunistët?! E ndaluan rreptësisht arsimin dhe predikimin e çështjeve tona mbarëkombëtare. Ndaluan mbajtjen e plisit të bardhë, filluan shkollat marksiste, ruso- komuniste, të ashtuquajtura për bashkim vëllazërim me ata që kërkojnë shfarosjen e shqiptarizmit. Komunistët që me dhunë e edukuan popullin shqiptar që t’i etiketojnë luftërat e shqiptarëve dhe historinë e tyre sipas shijes se tyre qe ishte plotësisht antishqiptare.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat