Një krijues i mirëfilltë i diasporës shqiptare

Diaspora

Një krijues i mirëfilltë i diasporës shqiptare

Më: 6 prill 2014 Në ora: 18:23

Libri është trashëgimi e përjetshme, e vlefshme dhe ndriçuese gjatë jetës së njeriut. Roli i veçantë, i lartë dhe konstruktiv i librit në edukimin dhe përsosjen e individit dhe shoqërisë dhe gjithashtu rëndësia e kulturës së shkruar në historinë e njerëzimit, këto janë ndër elementet kryesore. Të gjitha kulturat fillojnë me libra. Pjekurinë e arrijnë me to dhe me anë të librave i transferojnë eksperiencat e tyre për gjeneratat e ardhshme. Prandaj një rrugë të tillë po e ndjek edhe poeti, shkrimtari, anëtari i Kryeisisë së LSHAKSH-ë në Gjermani, Neki Lulaj. Neki Lulaj i takon grupit të krijuesve të mirëfilltë në diasporë, duke qenë inkurajues i vazhdueshëm i formave të reja të shprehjes emancipuese dhe kulturës, jetës në të gjitha segmentet e saj. Poeti Neki Lulaj ka shkruar vazhdimisht artikuj dhe poezi për ta informuar opinionin shqiptar dhe ndërkombëtar me realitetin në të cilin kalonte Kosova. Fjala e tij e ushqen shpirtërisht lexuesin tone. Dëshira për lirinë është ndjenja më e fuqishme që rrjedh nga fëmijëria e tij, kur babai i shpjegonte për historinë e popullit shqiptar.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat