Në Gjakovë të ndërtohen përmendoret e Teki Dervishit, Mark Avdyl Ndrejajt, Kadri Kusarit

Diaspora

Në Gjakovë të ndërtohen përmendoret e Teki Dervishit, Mark Avdyl Ndrejajt, Kadri Kusarit

Më: 1 prill 2014 Në ora: 19:52

Kjo kryetare bazohet në faktin, se kemi 5000 nënshkrime të qytetarëve gjakovar, me këtë e pranojmë faktin se, Gjakova paska gjallë ende 5000 komunistë.

Kolonel Fuad Dibra dhe profesor Kolë Margjini, që të dy këta atdhetarë kishin shtetësinë shqiptare, por që forcat komuniste nga Shqipëria i dorëzuan të dytë tek forcat komuniste jugosllave, dhe, ku më pas u vranë që të dy. Profesor Kolë Margjini u arrestua nga autoritetet komuniste shqiptare, të cilat ia dorëzuan organeve jugosllave. Gjykata e dënoi me burgim të rëndë ndërsa UDB-a e likuidoi në burgun famëkeq të Mitrovicës së Sremit, më 1949. Nuk i dihet varri se ku është gjuajtur pas likuidimit. Kolonel Fuad Dibra me 14 nëntor 1944 u shoqërua nga forcat e Brigadës së V-të të Ushtrisë Komuniste të Shqipërisë për në Tiranë ku u arrestua dhe iu dorëzua autoriteteve jugosllave.
U dënua me vdekje dhe u ekzekutua në Korishë të Prizrenit, me 9 tetor 1946, sot e asaj dite nuk i dihet varri. Gjithsejtë, sipas të dhënave të Tahir Zaimit dhe historianëve tjerë, janë vrarë nga sllavokomunistët në viset etnike Shqiptare jashtë Shqipërisë Londineze 47.300 shqiptarë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat