Shqiptarët në Nju Jork, dhe Nju Xhersi, jetojnë në qarqet me rritjen më të madhe të popullsisë

Diaspora

Shqiptarët në Nju Jork, dhe Nju Xhersi, jetojnë në qarqet me rritjen më të madhe të popullsisë

Më: 28 mars 2014 Në ora: 19:08

New York - New Jersey: Popullsia e Qytetit të Nju Jorkut, e ka shënuar një rekord në rritjen e popullsisë prej 8.405.837 njerëz, sipas një vlerësimi të lëshuar të enjten nga Zyra e Regjistrimit të SHBA - "U.S. Census Bureau". Popullsia e njërit prej qyteteve më të mëdhenj në botë, New York City, deri në korrik të 2013, u rrit me 230.704 njerëz, ose përafërsisht 2.8 për qind , që nga viti 2010 .
Secila prej të pesë njësive bashkiake, qytet-lagjet kanë rritje të popullsisë, përfshirë edhe dy njësit Queens dhe Staten Island - që sipas raportimit mund të arrijnë në rezultate të reja të popullsisë. Një analizë e të dhënave nga Departamenti i Urbanistikës të Qytetit të Nju Jorkut treguan se ndryshimi më i madh ka ndodhur në qytetin e Brooklynit, (një qytet ky ku më së shumti jetojnë emigrantët përfshirë, shqiptarët, sidomos ata të ardhur dy dekadat e fundit), ku popullsia u rrit me 3.5 për qind, ose 87.400 njerëz, e ndjekur nga njësia Queens (edhe këtu ka një përqendrim të madh shqiptarësh) - (2.9 për qind, 65.500 njerëz); Manhattani (ka numrin më të vogël të shqiptarëve për shkak të shtrenjtësisë) - (2.5 për qind, 40.300 njerëz), Bronxi (bënë pjesë në qytetet më të populluara me shqiptarë)- (2.4 për qind, 33.600 persona); dhe Staten Island (edhe ky është një ishull i vogël i populluar nga shqiptarët) - (0.8 për qind, 3.900 persona).

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat